Drake dhe Nicki Minaj duket se kanë pësuar një krisje të raporteve.

Reperët kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjeti social Instagram.


Adhuruesit e dyshes kanë arritur të vërejnë se ata më nuk ndjeken nër rrjetin më të madh social, gjë që ndodh në Twitter.

drake 1

Dy ish-antarët e Young Money kanë pasur ngritjet dhe rëniet e tyre.

Gjatë konfliktit të Drake me Meek Mill, ishte Nicki ajo që kishte lidhje me Meek Mill atë kohë duke qëndruar neutrale përkundër historisë së saj me Drizzyn.

nicki minaj 1 e1533935339339

“Ishte një prej gjërave më të vështira në karrierën time. Në atë kohë, i doja të dy. Nuk kam mundur të largoj dashurinë që kam pasur. Jam ndjerë e burgosur në shpirt”, u shpreh Nicki atë kohë.

Me marrëdhënien e tyre që ende nuk dihet se në cilin nivel është, mund të pritet që muzika t’i bashkojë.

Së fundmi ata bashkëpunuan në projektin “No Fradus” me Lil Wayne që u lansua në mars të vitit 2017.

Drake sapo përfundoi projektin “Aubrey and the Three Migos Tour” dhe po planifikon lansimin e një albumi të ri, kurse Nicki lansoi klipin “Good Form” me Lil Wayne. /Telegrafi/