Dragica Gashiq, e cila në fillim të qershorit të këtij viti, është kthyer në Gjakovë, si serbja e parë, thotë që autoritetet lokale, të mërkurën, më 30 qershor, nuk e kanë lejuar që në hyrjen e banesës së saj të ndërrojë derën dhe mbi të të vendosë grila të hekurta.
Ajo ka thënë se ka dashur që derën që aktualisht e ka në hyrje të banesës, ta zëvendësojë dhe ta forcojë, sepse nuk ndihet e sigurt.
Dragica sqaron se nga mjeshtri që po vendoste derën, autoritetet lokale në Gjakovë kanë kërkuar lejen për punimet, si dhe me pas e kanë konfiskuar derën.
“Unë nuk e di se çfarë të bëj tash. Çfarë të bëj?”, ka pyetur Gashiq, e cila megjithatë ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga qëllimi i saj që të mbetet në Gjakovë.
“Pse do të vija unë në banesën time në qoftë se nuk menduar se do të mbetem këtu. Unë di shqip, di të gjendem. Pra, vetëm të mos më ngacmojnë”, theksoi ajo për Radion Evropa e Lirë.
“Gashiq, person “i padëshiruar në Gjakovë”
Kthimi i Dragica Gashiqit në Gjakovë, ka nxitur reagime të shumta në këtë komunë, por protestat që ishin paralajmëruar për të hënën, megjithatë, janë anuluar.
Dragica Gashiq, tash e disa vite ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Pronës (Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës) që t’i lirohet banesa e saj në Gjakovë, gjë që tash i është mundësuar. Ajo, deri më tash, ka jetuar në Serbi, ndërkaq që, banesa e saj në Gjakovë ishte e uzurpuar.
Në Gjakovë, 11 organizata joqeveritare lokale, kanë thënë se do t’i dërgojnë Qeverisë së Kosovës një peticion, me të cilin kërkohet largimi i Dragica Gashiqit nga Gjakova.
Gashiqin, tash për tash, e ruan Policia e Kosovës.
“Me të vërtetë nuk kam fjalë. Policia vërtetë më përcjellë dhe më ruan, hallall ju qoftë. Një serbe ta ruajnë ashtu, kjo nuk ndodh askund në botë. Po të mos ishte mbështetja e tyre, e Policisë së Gjakovës, unë nuk do të mbijetoja asnjë ditë këtu”, tha Dragica Gashiq.
Dyshohet se Dragica Gashiq është e padëshirueshme në Gjakovë për shkak se në kohën para luftës ka punuar në policinë serbe. Por, ajo ka theksuar se nuk i ka bërë keq askujt dhe se në polici ka punuar vetëm si pastruese.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Xhurkaj, konfirmoi se policia nuk e lejoi Dragica Gashiqin të vendoste “derë të blinduar”, sepse, sipas policisë, për një gjë të tillë është e domosdoshme leja e komunës.
Ai shtoi se policia, e cila sipas tij, “rastësisht ndodhej atje”, e udhëzoi Gashiqin që t’i drejtohet Komunës së Gjakovës.
“Sipas informatave, banesa është pronë e Kuvendit Komunal dhe ju tash mund të drejtoheni këtij kuvendi për të marrë sqarime për procedurat e mëtutjeshme”, tha Xhurkaj.
Zyra e kryetarit të Komunës së Gjakovës, nuk e ka konfirmuar, por as nuk e ka mohuar konfiskimin e derës së re, e cila është synuar të vendoset në banesën e Dragica Gashiqit.
Një zyrtare e kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, e cila nuk ka dashur që të identifikohen me emër, tha se “komuna nuk mund të japë asnjë deklaratë, tash për tash”.
“Personat përgjegjës janë duke e trajtuar çështjen”, ka thënë që zyrtarja nga zyra e kryetarit të Komunës së Gjakovës, e cila ka paralajmëruar se autoritetet komunale më pas do të dalin me një deklaratë.
Lidhur me të drejtën e Dragica Gashiqit që të kthehet në pronën e saj për të jetuar, deri më tash, nuk ka reaguar shoqëria civile në Kosovë.
Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka thënë që është e turpshme dhe e papranueshme ajo që po i ndodh Gashiqit.
“Në shekullin 21, ky trajtim ndaj të kthyerve dhe ndaj procesit të kthimit, kjo ka qëllim të qartë për ta ndaluar dhe për ta bërë këtë proces plotësisht të pakuptimtë”, ka thënë ai në rrjetin social Facebook.
Radio Evropa e Lirë, në dy ditët e fundit i është drejtuar Zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me pyetjet se cili është qëndrimi i tyre lidhur me rastin Gashiq, si dhe a ka ndonjë plan Qeveria e Kosovës për çështjen e kthimit të serbëve të zhvendosur nga Kosova. Por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk është kthyer asnjë përgjigje.
Në Gjakovë, gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999 janë vrarë më shumë se 1.000 civilë shqiptarë, shumica e tyre meshkuj. Disa prej tyre edhe më tej janë persona të pagjetur. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?