Nga: Dorian Lynskey / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
Në vitin 1999, një reporter i [revistës] Scientific American pyet fizikanin 91-vjeçar Edward Teller, nëse është e vërtetë se ka qenë model i jetës reale për Dr. Strejnxhlovin [Dr Strangelove], për këshilltarin e frikshëm shkencor të luajtur nga Peter Sellersi në filmin e Stanley Kubrickut, Dr. Strejnxhlovi ose: Si mësova të mos ma ndiej dhe ta dua bombën [Dr Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb].
Thashethemet kishin qarkulluar që nga premiera e filmit më 29 janar 1964. Tekefundit, për bombën atomike Teller kishte punuar me Robert Oppenheimerin (ai portretizohet nga Benny Safdie në filmin e Christopher Nolanit) dhe vazhdoi me bombën shumë më të fuqishme me hidrogjen. Kishte reputacion të tmerrshëm dhe një theks shumë hungarez – po si theksi gjerman i Strejnxhlovit. Kur Teller doli në kryetitujt e viteve 1980 si truri i iniciativës mbrojtëse i së ashtuquajturës “Lufta e Yjeve” [Star Wars] e presidentit [Ronald] Reagan, disa gazeta e quajtën si “Dr. Strejnxhlovi i vërtetë”.
Por, Teller shpërtheu te gazetari. “Emri im nuk është Strejnxhlov”, bërtiti ai. “Nuk di gjë për Strejnxhlovin. Nuk më intereson Strejnxhlovi. Çfarë mund të them tjetër? … Shih ti, thuaje tri herë më shumë dhe të hedh jashtë nga kjo zyrë”. Teller vdiq në vitin 2003, një vit para publikimit të biografisë së Peter Goodchildit, Eduard Telleri: Dr. Strejnxhlovi i vërtetë [Edward Teller: The Real Dr Strangelove], në kopertinën e së cilës është paraqitur me syzet e Sellersit nga një foto e filmit. Vështirë se do ta pëlqente këtë.
Mund të duket e çuditshme nëse duhet një personazh imagjinar për ta shitur historinë e një prej individëve më të veçantë të shekullit XX, por edhe tash, në 60-vjetorin e tij, Dr. Strejnxhlovi është sinonim i politikës së luftës bërthamore. Më vonë në këtë vit, versioni teatral i Armando Iannuccit do të jepet në [Teatrin] Uest-End, me Steve Cooganin që do të marrë tri rolet e Peter Sellers.
Goditja mjeshtërore e Kubrickut ishte krijimi i një komedie të frikshme me ironi shkatërrimtare, ku shumica e njerëzve shohin vetëm tmerr. Përpara Dr. Strejnxhlovit, i vetmi film domethënës për luftën bërthamore që ia jep fundin botën ishte filmi i zymtë dhe elegjiak Në bregdet [On the Beach] i Stanley Kramerit i vitit 1959. Kubricku e pa vlerën e kësaj duke e bërë temë qesharake. “Nëse bota moderne mund të përmblidhet në një fjalë të vetme, ajo do të ishte absurdja”, shkroi në shënimet e veta. “E vetmja përgjigje vërtet kreative ndaj kësaj është vizioni komik i jetës”. Filmi është i mbushur me skena, rreshta dhe performanca të paharrueshme, por asgjë nuk është më e paharrueshme sesa vetë Dr. Strejnxhlovi i shfaqur më vonë: shkencëtari i keq dhe amoral bërthamor që shpërthen në çmenduri të tmerrshme.
Biografia e Goodchildit është e shkëlqyer, por titujt kanë të bëjnë më shumë me marketingun sesa me saktësinë, sepse Telleri nuk ishte i vetmi Dr. Strejnxhlov “i vërtetë”. Mundësi të tjera të diskutuara gjatë viteve janë matematikani John von Neumann, strategu bërthamor Herman Kahn, shkencëtari gjerman i raketave Wernher von Braun dhe eksperti i politikës së jashtme Henry Kissinger. Pavarësisht nga të gjitha spekulimet, Kubricku nuk e sqaroi kurrë origjinën e personazhit. Pra, a e bazoi Strejnxhlovin në njërin prej tyre, te të gjithë, apo te asnjëri prej tyre? A ekziston Dr. Strejnxhlovi i vërtetë?
Një arsye për misterin është se Strejnxhlovi nuk ishte i pranishëm në materialin burimor të Kubrickut. Duke shkruar si Peter Bryant, ish-oficeri uellsian i RAF-it [Forcat Mbretërore Ajrore], Peter George, botoi një roman në vitin 1958 që u quajt Dy orë deri te kiameti [Two Hours to Doom] në Mbretërinë e Bashkuar dhe Alarmi i kuq [Red Alert] në ShBA. U frymëzua nga paniku mediatik i asaj kohe rreth mundësisë se një luftë aksidentale mund të vihej në lëvizje nga “një oficer nevrik, psikotik ose fanatik”, siç tha Carl Dreher në Nation.
Tek Alarmi i kuq, një plan mbështetës për të siguruar parandalimin bërthamor të ShBA-së, në rast të vdekjes së presidentit, rezulton në situatën ku një gjeneral i çmendur mund të urdhërojë goditjen ndaj BRSS-së – goditje të cilën vetëm ai mund ta anulojë. Romani gjurmon përpjekjet e dëshpëruara të qeverive amerikane dhe sovjetike për të shmangur luftën bërthamore të shkallës së plotë. I shiti një çerek milion kopje vetëm në ShBA.
Kubricku veçse e planifikonte një film për luftën bërthamore kur, në vitin 1961, një strateg i mbrojtjes në Londër ia dha atij romanin e Georgeit me shmangien nga përgjigja nëse është i pamundshëm zinxhiri kaq i skajshëm i ngjarjeve. Kubrickut nuk ia ndiente – historia konfirmoi besimin e tij se ishte e çmendur logjika e parandalimit bërthamor – kështu që zgjodhi romanin dhe i kërkoi Georgeit të bashkëpunonte për skenar. Por, Kubricku ishte në mëdyshje nëse do të bënte përshtatje të drejtpërdrejtë, një dramë më realiste apo një komedi satirike. Në pranverën e vitit 1962 doli me një personazh të ri, me një “Rasputin të Shtëpisë së Bardhë” të quajtur Dr. Oto Strejnxhlov [Dr Otto Strangelove] i cili u bë porta e tij për një “komedi makthi”. Kubricku e punësoi satiristin Terry Southern për ta zbukuruar skenarin me shakatë për seksin dhe vdekjen.
Pesë modelet e mundshme për Strejnxhlovin – Teller, Von Neumann, Kissinger, Von Braun dhe Kahn – kishin ngjashmëri sipërfaqësore. Të gjithë ata punuan në zhvillimin e armëve ose në strategjinë e Luftës së Ftohtë dhe të gjithë, përveç Kahnit, kishin theks të rënd evropian. Teller dhe von Neumann, dy nga refugjatët e shkëlqyer hungarezë që punuan në Projektin Manhatan, të dy argumentuan se ndjekja e dijes ishte detyra kryesore e shkencëtarit – pavarësisht nga pasojat. “Nuk e dua bombën me hidrogjen sepse ajo do të vrasë më shumë njerëz”, këmbënguli një herë Teller. “E doja bombën me hidrogjen sepse ishte e re … Kam frikë nga injoranca”.
Nga të pestët, Kissingeri është frymëzimi më pak i besueshëm. Sekretari i ardhshëm i Shtetit nuk ishte figurë kombëtare në vitin 1964 dhe nuk ishte i lidhur me personazhin – jo deri në vitet 1970. Gjeniu Von Neumann – i cili dha kontribut themelor në informatikë, në teorinë e lojës, modelimin e klimës dhe AI-në [inteligjencën artificiale] – e përdori karrigen e invalidëve (si Strejnxhlovi) përpara vdekjes së tij nga kanceri më 1957, por ishte një personazh shumë i dashur. Teller ishte më i frikshëm dhe gjerësisht i lidhur me Bombën H, por askush që ishte i përfshirë në film nuk e përmendi emrin e tij. Peter Sellers e citoi në mënyrë eksplicite Von Braunin (për Strejnxhlovin, një ish-nazist), por gjithashtu pohoi se e mori theksin nga Weegee [Arthur Fellig] – nga fotografi i famshëm austriako-amerikan që dokumentoi krijimin e filmit dhe dorezën e zezë të Rotuangut në filmin e Fritz Langut të vitit 1927, të klasikut të fantashkencës Metropolis, një prej filmave të parë për “shkencëtarët e çmendur”.
Kandidati më bindës për Strejnxhlovin në jetën reale, është i vetmi që nuk i ngjante atij. I lindur në Nju-Xhersi më 1922, Herman Kahn u rrit në Bronks. Theksi i tij i rëndë njujorkez, nga origjina e klasës punëtore dhe përmasat e fizikut kontribuuan të bëhej strategu i parë i famshëm bërthamor i ShBA-së. Gazetarët e krahasuan me komedianët Jackie Gleason dhe Zero Mostel – jo vetëm fizikisht, por edhe me temperament. “Mund të jem vërtet qesharak për luftën bërthamore”, mburrej Kahni.
Kahn u bë i famshëm në vitin 1960 me botimin e librit të tij më të shitur mbi luftën termonukleare. Kahni, i cili për korporatën RAND të qeverisë amerikane bënte lojërat për luftërat potenciale, besonte se ishte e rrezikshme të flitej për luftën bërthamore në aspektin e fundit të njerëzimit dhe se ishte gjë e pamatur të mos merrej në konsideratë plani për fitoren dhe për mbijetesën. Në mendjen e tij ishte njëkohësisht pragmatist dhe optimist. Por, libri i tij arriti të ofendojë të ashprit dhe të butët, për të mos përmendur këtu kolegët e tij. Disa lexues e panë si vepër psikopatike dhe të turpshme. Një recensues e quajti “traktat moral mbi vrasjen masive: si ta planifikosh, si ta kryesh, si t’i shmangesh përgjegjësisë, si ta arsyetosh”.
Për shkak se skenarët e imagjinuar nga luftëtarët e grupeve të mendimit ishin një lloj trillimi spekulativ, kërkimi i tyre përfshinte romanet. Kahn me qejf e citoi Alarmin e kuq te [vepra] Mbi luftën termonukleare [On Thermonuclear War]. Në romanin e Georgeit, sovjetikët kanë zhvilluar një superarmë asgjësuese: një grumbull bombash të mbështjella me kobalt, që mund të prodhojnë rrezatim të mjaftueshëm për të vrarë gjithçka në tokë. Megjithëse bomba e kobaltit nuk ka ekzistuar kurrë, ishte objekt i magjepsjes së frikshme që nga vitet 1950 e deri në fillim të viteve 70, duke u shfaqur në filma që nga Në bregdet e deri te Planeti i majmunëve [Planet of the Apes]. Kahn argumentoi se arma e tillë do të ishte parandalues i padobishëm, sepse askush kurrë nuk do ta përdorte, por asaj ia dha një emër që ishte shumë dramatik për atë që përfaqësonte: Makina e kiametit [Doomsday Machine].
Kubricku në filmin e vet e huazoi termin e Kahnit për bombën e kobaltit. Gjenerali Buck Turgidson (George C Scott) thuajse fjalë për fjalë citon pjesët më të frikshme nga libri i Kahnit, Strejnxhlovi kalon te kapitulli për strehimoret nëntokësore dhe presidenti Muffley (sërish Sellers) i referohet rreshtit më famëkeq të Kahnit: “A do t’i xhelozojnë të mbijetuarit – të vdekurit”? Fjala “megavdekje”, që do të thotë një milion vdekje për një shpërthim bërthamor, ishte gjithashtu shpikje e Kahnit. Strejnxhlovi madje punon në Korporatën Blend, të ngjashme me RAND-in (jo të gjitha shakatë e filmit janë të mira). Në një draft të skenarit, Strejnxhlovi ankohet për reagimin ndaj librit të tij të ngjashëm me atë të Kahnit, Faktet mbi luftën bërthamore. Huazimet e shumta nga Mbi luftën termonukreale nuk i shkuan kot Kahnit, i cili i sugjeroi Kubrickut që t’ia jepte një përqindje të fitimeve të filmit.
Prandaj, nuk është për t’u habitur se, kur doli filmi, si The Daily Mail ashtu edhe The Times pretenduan se Kahni ishte prototipi i Strejnxhlovit. Por, Spectator e hodhi poshtë idenë: “Nëse Dr. Strejnxhlovi është lloji i teknikut çnjerëzor, krejtësisht indiferent ndaj pasojave të shfrytëzimit të zbulimeve të veta, patjetër që Dr. Kahn nuk është prototipi i Dr. Strejnxhlovit. Është pothuajse e kundërta e tij. Dallimi, për ta thënë më shkurt, është se Dr. Strejnxhlovi është i çmendur dhe Dr. Kahn është i kthjellët”. Sigurisht që energjia e rrufeshme e Kahnit nuk ishte fare si intensiteti i ftohtë i Strejnxhlovit. “Si mund të jetë djali im Dr. Strejnxhlovi?” – protestoi babai i Kahnit në vitin 1968. “Ai është kaq i ngrohtë dhe i kujdesshëm”.
Ashtu siç ndodhi, Kahn padyshim që ishte baza për strategun bërthamor Dr Groeteschele te Pika kritike [Fail Safe] – te filmi shumë më serioz i Sidney Lumetit i vitit 1964, për një sulm bërthamor të shkaktuar nga gabimi kompjuterik. Por, mediat u interesuan vetëm për Strejnxhlovin. “Kubricku është miku im”, tha Kahn për Newsweek. “Më tha që Dr. Strejnxhlovi nuk isha unë”. Megjithatë, tre vjet më vonë e ndryshoi historinë e vet, duke pretenduar se personazhi ishte në fakt një hibrid i Kissingerit, Von Braunit dhe vetë atij. Ndryshe nga Telleri, nuk ofendohej nga thashethemet. Kjo e forcoi famën dhe të ardhurat e tij.
Sa për kandidatët e tjerë, shkruan Peter Goodchild, lidhja e Strejnxhlovit ishte “stigmë … duke i përforcuar lidhjet e tyre me makthin bërthamor”. Pavarësisht nëntitullit të biografisë së tij, Goodchild argumenton se Strejnxhlovi ishte “ashiqare i përbërë”, jo karikaturë e një individi. Në fakt, gjuetia për Strejnxhlovin “e vërtetë” njollos esencën satirike të Kubrickut.
Teksa e studionte filmin, Kubricku u trondit nga mënyra sesi krenaria profesionale e ekspertëve “dukej se kapërcente plotësisht çdo përfshirje personale në shkatërrimin e mundshëm të botës së tyre”. Strejnxhlovi është personifikimi demonik i një mënyre të të menduarit për luftën – shumë inteligjente, por e përhumbur dhe anemike nga realiteti i vuajtjes njerëzore – që infektoi shumë shkencëtarë, strategë dhe politikanë gjatë Luftës së Ftohtë dhe diçka që ende nuk është zhdukur. Ai nuk është burrë, por është qëndrim, dhe qëndrimet janë të pavdekshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme