Dr. Besim Morina: Ajri i ndotur është një prej faktorëve kryesorë të sëmundjeve respiratore

Ajri i ndotur veçanërisht është shumë i dëmshëm nëse është në kombinim me faktorët klimatik
Nga: Behare Bajraktari
Pulmomolu Besim Morina për fushatën ‘Le të flasim për ajrin’ ka folur për disa sëmundje që shkaktohen si pasojë e ajrit të ndotur.
Ajri i ndotur në mushkri vepron në dy mënyra, thotë Dr. Besim Morina: në njërën anë duke shkaktuar sëmundje te pacientët të cilët nuk kanë patur probleme të mëhershme me mushkëri dhe me frymëmarrje, pra duke shkaktuar sëmundje të ndryshme respiratore. Dhe, mënyra tjetër është duke i përkeqësuar sëmundjet te pacientët të cilët kanë patur probleme respiratore më herët. Pra, te ata që kanë patur probleme dhe në momentin që bien në kontakt me ajrin e ndotur, probleme iu përkeqësohen dhe këto sëmundje kërkojnë ndihmë mjekësore.
Sipas pulmologut, nëse ne i ekspozohemi për një kohë të gjatë ajrit të ndotur, kemi mundësi të zhvillojmë sëmundje të ndryshme, si të sistemit respirator, sistemit kardiovaskular dhe sisteme të tjera. Kurse në afat shkurtër, gjithmonë duhet të kemi parasysh se çdo ndotje e ambientit i përkeqëson sëmundjet tona duke filluar nga astma, bronkiti kronik, emfizema, e të tjera me radhë.
Mjeku Morina për BB Green Kosova tha se ajri i ndotur është një prej shkaktarëve kryesor të sëmundjeve dhe të vdekjeve në botë, pra po flasim për shkaktarë të parandalueshëm të sëmundjeve të vdekjeve. Normalisht sistemi respirator duke marrë parasysh që është sistem që i ekspozohet së pari ndaj ndotësve të ajrit, është më i ekspozuari dhe më i prekuri nga ndotja e ambientit, tha ai.
Ndër të tjera për fushatën e nisur nga Ambasada e Suedisë në Kosovë ‘Le të flasim për ajrin’, pulmologu Morina foli për ndotësit kryesor duke filluar nga monoksidi i karbonit, oksidet e sulfurit, pastaj ndotja me partikula e ozon dhe se si të gjithë këta ndotës veprojnë veçmas ose në mënyrë të përbashkët duke shkaktuar dëmtimin e sistemit respirator, epitelit respirator dhe funksionet respiratore në përgjithësi, shtoi ai.
Dëmtim i sistemi respirator bëhet ashtu që të kemi dëmtim të funksionit të mushkërive dhe në të njëjtën kohë zhvillim të sëmundjes të mushkërive, veçanërisht të sëmundjeve obstruktive, thotë dr. Morina.
“Kur flasim për sëmundjet obstruktive, flasim për disa sëmundje siç janë: bronkiti kronik, emfizema, astma bronkiale, bronkektazia etj. Ne jemi dëshmitarë të një numri të madh të sëmundjeve obstruktive, të një numri të madh të përkeqësimeve të sëmundjeve obstruktive në vendin tonë, dhe një pjesë e tyre i atribuohet pikërisht dhe rritjes së ndotjes së madhe të ambientit në vendin tonë.”
Pulmologu Morina thotë se ajri i ndotur është një prej faktorëve kryesorë i sëmundjeve respiratore, veçanërisht është shumë i dëmshëm, nëse është në kombinim me faktorët klimatik që e përkeqësojnë prezencën e ndotësve në ajrin tonë. Po flasim për klimën favorizuese për shkaktimin e sëmundjeve siç është mjegulla, mungesa e erërave, si dhe vetë stina e dimrit është njëra prej faktorëve kryesorë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës