Shkup-Petrovec me minus dy gradë ishte vendi më i ftohtë këtë mëngjes.

Në Shtip, Strumicë, Krushevë dhe Mavrovë në orën 8:30 të mëngjesit u mat -1 gradë.


Zero gradë u matën në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Veles, Demir Kapi, ndërsa një gradë në Vinicë dhe Berovë.

Më i ngrohti këtë mëngjes ishte në Gjevgjeli, ku u matën pesë gradë.

Shi në 24 orët e fundit pati në Mavrovë dhe Kodra e Diellit, ku ra 1 litër për metër katror.

Moti sot është me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 7 deri në 13 gradë.

Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe temperaturë maksimale deri në 9 gradë.