Mesfushori i Watfordit, Abdoulaye Doucoure, ka pranuar se do të donte të luante një ditë për Liverpoolin.

Francezi ka impresionuar fuqishëm si njeriu kryesor në mesfushën e Hornets këtë sezon.


Paraqitjet e tij superiore kanë tërhequr interesin e skuadrave të mëdha angleze, ndër to Arsenalit dhe Tottenhamit.

Por, mesfushori 25-vjeçar parashikon një lëvizje në Liverpool, pasi klubi nga Anfield është ëndrra e tij.

Doucoure. 1 Abdoulaye Doucoure (Getty Images)

"Liverpool është një klub që nuk ka nevojë për prezantim", ka thënë fillimisht Doucoure për Canal Football Club.

"Unë kam qenë i paduruar për të luajtur atje, në Anfield. Doja të ndjeja atmosferën".

"Për mua do të ishte një ëndërr për të luajtur në një klub si ky", përfundoi mesfushori francez.

Çmimi i Doucoure mendohet se sillet rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app