Insajderi sjell gjashtë biseda telefonike të Adem Grabovcit. Tri janë me Sylejman Selimin, një me Azem Sylën dhe dy tjera me persona tjerë. Në këto biseda, Grabovci ka autoritet të lartë për të vendosur për gjithçka.
Adem Grabovci, ishte më i fuqishëm sesa dy komandantë të UÇK-së. Njërin e urdhëronte që një proces ta kthente në pikën zero, dhe tjetrit nuk ia punësonte dikë në KEK.
Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla dhe pasardhësi i tij, Sylejman Selimi, ishin nën kontrollin dhe autoritetin e Adem Grabovcit. Kjo dëshmohet në përgjimet telefonike që sjell Insajderi në serinë e XVII të Dosjes së Shefave.
Grabovci, deklarohej se kishte autoritet edhe mbi një “komandant” tjetër. Atë të Policisë së Kosovës. Këtë autoritet ai e shpreh gjatë bisedës me një kandidat, të cilit i garanton se emrin e tij dhe të pesë tjerëve ia ka dhënë direkt drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
“Daja, n’telefon”, i thotë Azem Syla, Adem Grabovcit.
“Po, shoku dajë”, i përgjigjet ai.
Syla kalon direkt në temë. Ia jep numrin e dosjes së së konkurrimit.
“A din për qatë emër që the sot, nuk kish kunkuru, a pe din? E veta, numrin e dokumenteve ose dosjes e kish 50. Edhe n’KEK… N’KEK, kish kunkuru”, thotë Syla.
“A jo…, ato, ato as që janë marrë në shqyrtim”, ia kthen Grabovci.
“Ëhë, ëhë, pe di, se m’the… Ça, mi bo pra kti”, e pyet Syla.
“Jo valla, aty le ta harron, s’merrna me to unë”, ia kthen Grabovci, derisa Syla e pyet se a bën diku gjetiu t’i bëhet një vend pune.
Në një bisedë tjetër, Grabovci flet me Sylejman Selimin, aso kohe komandant i FSK-së. Syla, ishte larguar më vonë nga ky post për t’u bërë ambasador në Shqipëri. Aktualisht është në burg, i dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës për krime lufte.
“Atje, qysh osht? A po kthehet n’pikën fillestare”, e pyet Grabovci, Sylejman Selimin. Me pesë “po”, i përgjigjet ai.
“Po, po u kry, okej qashtu, jo n’fillestare po veç tash, qita çka jem, na jem t’partë tash”, thotë Sylejman Selimi.
“E kom çu, e kom çu guzhvë unë me ata, se di? A e din a jo”, e pyet Grabovci, Selimin.
“Po more e di, e di, po se di vallahin mos t’ja, t’ja nxjerrin bishtin”, përgjigjet Grabovci.
Sylejman Selimi e Adem Grabovci, kanë edhe dy biseda tjerë. Flasin për procese, por nuk përmendin emra.
Ndërkaq, në një bisedë tjetër Grabovci flet me një person të quajtur Gani Nikçi. Nikçi i raporton Grabovcit se si ka kaluar në intervistë. Lavdërohet se ka qenë shumë i mirë.
“T’thomë drejtën, kom kalu shumë mirë edhe jom shumë i knaqun me intervistën. Madje edhe ai togeri m’dha shumë shpresë se, kur u kry intervista, dikun ka zgjatë 35 minuta”, raporton Nikçi.
“I kom bo… madje, mas tynev m’ka pyt edhe ça o definimi i pronës edhe m’tha dil prit përjashta nja pesë minuta. Kur prita unë, dul ai djali edhe m’çoi poshtë, tha…, m’pyti për… fillimisht e kom pas me shkrim edhe m’tha deri qitash je ma i miri. Tha përmi 90 për qind, tha je vlerësu, edhe edhe…”, vazhdon ai.
“Unë, besoj që osht punë e kryme, se qashtu m’ka thanë, mirëpo e përcjell situatën, se drejtpërdrejt me Shpendin kom bisedu”, i thotë Grabovci.
“Po, nuk e kom mundu shumë, krejt katër, pesë vetë, s’ja kom dhon ma shumë, n’krejt Kosovën”, shton Grabovci.
“Ehë…, unë qata shpresoj shumë edhe deshta me t’falenderu, për shkak se unë e kom pas qysh me të thon edhe përgjegjësi edhe ndaj teje edhe ngarkesë…”, thotë Nikçi.
“Mu, m’kanë thanë po, edhe unë muj me pagu…, po a din mos osht herët, hahahah… veç mu… thjeshtë po thom, veç mu ndodh, farë, farë befasie…”, shton Grabovci.
Në një bisedë tjetër, Grabovci flet me Avni Metajn. Metaj i thotë se është hapur një vend i mirë tek Ahmeti dhe e pyet se a mund të konkurrojë, Luan Loshaj.. Por, Grabovci i thotë se kurrkush nuk vije në shprehje para Fehmi Metajt.
Bashkëbiseduesi i thotë se ai nuk ka fakultet, por vetëm shkollë të mesme dhe se për atë pozitë duhet diplomë universiteti. Mirëpo, Grabovci thotë se diploma nuk është pengesë.
“Ka kunkuru, ka kunkuru, ni djalë, po, po na pëlqen me marrë edhe mendimin ton, n’çoftëse, na na…, lejon ti, nifarë forme. Me t’vërtet, gjatë, gjatë, fushatës familja e tij na, na ka dhanë votat edhe na kanë, na kanë…”, thotë Metaj.
“Osht ni, Luan Loshaj, i fshatit t-Carrabregit. Edhe me t’vërtetë, a din kisha pas qef, n’çofse nuk kish pas…”, vazhdon ai.
“Nëse, bahet, nëse osht ni ven ku ky Fehmia, Fehmi Mataj, nëse ka konkuru, nuk vjen kurrkush n’shprehje para tinaj”, ia kthen Grabovci.
“Ani, po ky Fehmi, nuk besoj që i plotëson kushtet, se aty duhet me pas nifarë diplome, Fehmia nuk osht i diplomum”, ia kthen Metaj.
“Ajo, hiç hiç, s’osht me rëndësi”, ia pret Grabovci.
Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni rreth këtij rasti.
Në përgjigjen e Policisë, thuhet se Policia e Kosovës ka qenë shumë transparente në procesin e rekrutimit të zyrtarëve policorë. Policia ka mohuar parregullsitë në rekrutim të policëve.
“Policia e Kosovës ka qenë shumë transparente lidhur me procesin e rekrutimit dhe seleksionimit të zyrtarëve policor sipas procedurave standarde dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.
“Gjatë gjithë procesit të rekrutimit dhe seleksionimit të zyrtarëve të rinj, Policia e Kosovës ka qenë e hapur duke publikuar çdoherë në media dhe internet konkurset, si dhe listat e rezultateve të arritura të kandidatëve nëpër të gjitha fazat e testimit duke filluar nga testi me shkrim e deri te faza finale e përzgjedhjes”, thuhet më tej në përgjigje.
Ato që janë thënë në bisedën e Adem Grabovcit me kandidatin për polic, Policia e Kosovës i konsideron pretendime plotësisht të pavërteta
“Ky proces ka qenë shumë transparent dhe është vlerësuar lart për mënyrën e menaxhimit dhe përzgjedhjes së zyrtarëve më meritor, përderisa pohimet e pretenduara i konsiderojmë plotësisht të pavërteta dhe nuk dëshirojmë t’i komentojmë”, vlerëson Policia.
Zyra për Informim nuk heziton ta lavdërojë punën e shefit të tyre, duke thënë se me Shpend Maxhunin në krye të PK-së, ka pasur arritje të mëdha.
“Mund të theksojmë që nën udhëheqjen e z. Shpend Maxhuni, Policia e Kosovës ka shënuar arritje të jashtëzakonshme si në realizimin e objektivave të PK-së në mbajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, e në veçanti aspektin e zhvillimit dhe profesionalizimit të zyrtarëve policor përmes trajnimeve konsistente brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, ku zyrtarët tanë policorë janë dekoruar edhe me çmime ndërkombëtare”, thuhet në fund të përgjigjes së Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës dhënë për gazetën Insajderi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë