Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më 15 janar 2024 ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturve të dyshuar se i shkaktuan lëndime të rënda trupore L.F., i cili më pas ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve, është bërë më 15 janar 2024, kur tani i ndjeri ishte duke u trajtuar në QKUK, e i cili më 20 janar ndërroi jetë, duke bërë që pas kësaj rrethane, vepra penale të ricilësohet nga “Vrasje në tentativë” në “Vrasje”.
Sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, ekziston dyshimi i bazuar se më 14 janar 2024 në Podujevë pas marrëveshjes paraprake në bashkëveprim, dy të miturit e dyshuar, lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme verbale dhe ditën kritike pas një përleshjeje mes të dyshuarit të parë dhe të dëmtuarit (tani i ndjerë) L.F., i cili kishte filluar të largohet nga aty, i dyshuari i parë me dashje që ta privojë nga jeta, e kishte marrë veturën me të cilën ka arritur me shpejtësi dhe posa e ka parë të dëmtuarin (tani të ndjerin L.F) në trotuar dhe duke u larguar deri afër një muri të një shtëpie, e cila ishte afër rrugës, L.F., arrin të kërcejë mbi pjesën e përparme të automjetit dhe ka rënë në tokë gjysmë i rrëzuar.
Pastaj, thuhet se i mituri i parë ndal veturën dhe me një shkop të drurit në dorë, ka filluar ta godasë në trup dhe kokë.
“Pastaj i mituri (i parë) ndal veturën dhe del me një shkop të drurit në dorë, mjet ky i përshtatshëm për të dëmtuar rëndë shëndetin e njeriut dhe ka filluar ta godasë nëpër pjesë të trupit si dhe në kokë, duke e lënë të shtrirë në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet tutje në këtë kërkesë.
Më pas, thuhet se viktima ishte shtrirë në Intensivë në QKUK dhe ishte në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën, si pasojë e lëndimeve që kishte marrë.
Po ashtu, thuhet se i mituri i dytë, derisa i mituri i parë ishte duke e goditur me shkop tani të dëmtuarin del nga vetura dhe fillon ta sulmojë, duke e goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, të dëmtuarin (tani të ndjerin L.F).
Me këtë, sipas cilësimit të parë të Prokurorisë, dyshoheshin se kishin për të kryer në bashkëkryerje veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më 15 janar 2024, pas seancës dëgjimore, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe po të njëjtën ditë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj dy të miturve.
Masa e paraburgimit, të dyshuarve do t’iu llogaritet nga 14 janari 2024 deri më 13 shkurt 2024.
Në vendimin e gjykatës, thuhet se nga të dhënat në shkresat e lëndës dhe provat e mbledhura deri më tani, rezulton dyshimi se të miturit kanë kryer veprën për të cilën dyshohen.
Aty thuhet se në bazë të shikimit të CD nga vendi i ngjarjes, shihet i mituri i parë, duke e ndjekur me shpejtësi të madhe dhe godet L.F., duke e përplasur mbi veturë afër murit, e më pas del nga vetura dhe e godet me një shkop në dorë, kurse thuhet se tani i ndjeri kishte një thikë në dorë.
Sipas Gjykatës, kur L.F rrëzohet, nga vetura del i mituri i dytë, i cili e godet të dëmtuarin sa ishte i shtrirë me grusht dhe shqelm, kurse i mituri i pare, e godet shumë herë me shkop sa ishte i shtrirë dhe atë në pjesë të kokës, e më pas i mituri i dytë e tërheq të miturin e parë, dhe që të dy hipin në veturë, ku i mituri i dytë, e vendos brenda në veturë shkopin dhe largohen të dy me veturë nga vendi i ngjarjes.
Andaj, gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Ndryshe, më 20 janar 2024, 18-vjeçari, L.F., kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “Vrasje”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tetnativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit”, thuhej në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje