LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet sulmuesi që plagosi 6 zyrtarë amerikanë në Filadelfia

Dorëzohet sulmuesi që plagosi 6 zyrtarë amerikanë në Filadelfia

Një person i dyshuar për plagosje të gjashtë zyrtarëve amerikanë, pas disa të shtënave me armë zjarri, gjendet në mbajtje, në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara.

Beteja me armë në mes të policisë dhe të dyshuarit të armatosur ka vazhduar disa orë derisa sulmuesi është dorëzuar.

Zyrtarët kanë qenë duke nisur një fletarrest në një shtëpi në lagjen Tiago të Filadelfias kur sulmuesi ka nisur të shtënat.


Në disa pamje në rrjetet sociale është parë i dyshuari, që sipas mediave amerikane është identifikuar si Maurice Hill, duke u larguar nga shtëpia me duart lart.

Gjashtë zyrtarët policorë që kanë marrë plagë joserioze, janë liruar nga spitali.

Komisionari policer, Richard Ross ka thënë se “shumica prej tyre janë detyruar të ikin nga dritaret apo dyert” e shtëpisë së të dyshuarit.

“Është mrekulli që nuk kemi disa zyrtarë të vrarë sot”, është shprehur ai.

Polici i shtatë, që është plagosur në një përplasje me makinë derisa i është përgjigjur sulmit, vazhdon të jetë në spital.

Ky incident vjen pas dy sulmeve me të shtëna me armë zjarri, në El Paso të Teksasit dhe Dejton të Ohajos, të cilat kanë shtuar vëmendjen rreth çështjes së kontrollit të armëve në Shtetet e Bashkuara. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori