LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet kërkesa për kushtetueshmërinë e mbylljes së shtatë programeve studimore në Universitetin e Tetovës

Dorëzohet kërkesa për kushtetueshmërinë e mbylljes së shtatë programeve studimore në Universitetin e Tetovës

Alsat-M, bën të ditur se grupi i profesorëve i përbërë nga Milaim Fejziu, Abdulla Aliu dhe Arsim Sinani, dorëzuan në Gjykatën kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit për mbylljen e shtatë programeve studimore në UT dhe hapjen e tyre në Universitetin e ri, “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas profesorëve në fjalë vendimi është antikushtetues dhe si i tillë duhet të hidhet poshtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Këtu bëhet fjalë për shkelje të rënda të procedurës së sjelljes së ligjit ku shkelet Neni 46 i kushtetutës, Nen i cili garanton autonominë e Universiteteve që do të thotë se pa pëlqimin e organeve më të larta të universitetit, siç është Senati, Këshilli i universitetit, nuk mund të hiqet asnjë program nga Universiteti i Tetovës”, profesori universitar Milaim Fejziu.

Edhe përkundër kësaj Fejziu nuk pret ndonjë epilog konkret nga gjykata kushtetuese, nga fakti se sipas tij kjo gjykatë është e ndikuar nga politika.


“Kjo gjykatë, me vendimet e fundit u dëshmua si gjykatë që vepron në bazë të dhe mbi ndikimet politike partiake prandaj nuk kam shumë besim por më duhet të ndjek rrugën ligjore dhe më pas nuk do të thotë se do të heqim dorë nga kjo iniciativë edhe nëse sikur kjo gjykatë ta hedh ose të japë përgjigje negative ndaj kësaj kërkese”, theksoi Fejziu.

Kohë më parë, ministri i arsimit Ademi u distancua nga përgjegjësia për marrjen e këtij vendimi, duke thënë që ai u votua nga parlamenti, duke anashkaluar kështu faktin se propozimi erdhi nga qeveria gjegjësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

Kronika e Zezë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Drejtësi
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 40-të, pa viza mund të udhëtohet në 129 vende

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 40-të, pa viza mund të udhëtohet në 129 vende

Lajme
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Shëndetësi
Kalo në kategori