Për herën e katërt sot Shoqata për dëme të Luftës “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar dosjet në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari i kësaj shoqate Jahir Bejta, ka thënë se janë të pakënaqur me mos shqyrtimin e kërkesë padive për kompensimin e dëmeve të luftës.
Ai ka thënë se kjo lidhet direkt edhe me pakënaqësinë e tyre rreth akteve juridikisht të gabuara dhe sipas tij, në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për procedurën kontestimore, marrëveshjet ndërkombëtare, padrejtësi kjo që Bejta thotë se është e konstatuar dhe vlerësuar nga ana e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Bejta ka thënë se gjyqësori ka dështuar në ofrimin e ndihmave palëve paditëse, respektivisht viktimave të cilat gjatë luftës kanë pësuar dëme materiale dhe dëme në njerëz.
“Kushtetuta me nenin 54 i jep të drejtë të qasjes në drejtësi vendore palëve dhe këtu është një shkelje për arsye se këta nuk i japin qasje dhe të gjitha paditë që nga viti 2008, që një dekadë e deri më tani hidhen nën pretekstin kinse për jo kompetencë e në realitet janë kompetent me i shqyrtua të njëjtat. Neni 28 paragrafi 1 të Kushtetutës është mirë e sqaruar e drejta e imunitetit, derisa gjykatat tona thirren se nuk kanë imunitet t’i shqyrtojnë paditë në rastin kur paditen një shtet i huaj, pikërisht e kanë gabim. Është gabim juridik për arsye se imuniteti sipas të drejtës ndërkombëtare është reciproke dhe pikërisht Serbia nuk ka imunitet t’i shqyrtoj paditë e palëve qytetar të Kosovës”, tha ai.
Kryetari i shoqatës “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta, ka deklaruar se të gjitha aktvendimet e marra nga Gjykata Supreme janë juridikisht të pabaza.
Ai tha se ka prova të mjaftueshme të cilat konstatojnë që nuk është përfill ligji dhe Kushtetua e Kosovës.
“Të gjitha aktvendimet e marra nga Gjykata Supreme janë juridikisht të pabaza dhe është për çudi që të gjitha aktvendimet e nxjerra nga ana e Gjykatave Themelore apriori pas ankesës Gjykata e Apelit i konsideron si të drejta. Është për çudi edhe Gjykata Supreme nuk e lejon zhvillimin e procedurës së revizionit dhe rishqyrtimit dhe konstatimit të shkeljeve të bëra. Andaj në këtë rast përulem pranë Gjykatës Kushtetuese, por jo për të kërkuar lëmoshë assesi, por për të ndarë drejtësi që kjo ta mbrojë Kushtetutën. Nga sa u tha më lartë edhe në të gjitha dosjet që ne i paraqesim me kërkesa për vlerësimin e kushtuetshmërisë të aktvendimeve të miratuara nga Gjykata Supreme shihet shumë mirë dhe ka prova të bollshme të cilat konstatojnë që nuk është përfillur ligji dhe Kushtetuta”, ka deklaruar ai.
Ai tha se presin që kësaj radhe të aprovohet kërkesa për vlerësimin e ligjshmërisë të aktvendimeve të Gjykatës Supreme, të anulohen të gjitha aktvendimet e Gjykatave Themelore dhe aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe Gjykata Kushtetuese t’ua kthej mbrapshtë të gjitha dosjet apo lëndëve Gjykatave Themelore që t’i shqyrtojnë dhe t’i gjykojnë në bazë të ligjeve në fuqi.
Për më tepër ai ka thënë se nuk do të heqin dorë derisa gjyqësori të jetë i pavarur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët