Një incident ka ndodhur  në “Tour de France”, sporti tradicional në Francë që ndiqet me interes të madh.

Një fans, i cili ka dashur të tërheq vëmendjen e kamerës, ka ndërprerë të gjithë garën e çiklistëve.


Siç, shihet në videon e publikuar nga mediat e huaja, tifozi me një tabelë të shkruar  buzëqeshte para kamerës, duke i zënë rrugën një prej çiklistëve.

Rrëzimi i çiklistit gjerman Tony Martin ka shkaktuar rrëzimin e shumë garuesve të tjerë pas tij. Për pasojë, gara është ndërprerë për 5 minuta derisa të pastrohej pista.

Mediat bëjnë me dije se nga incidenti konkurrentët nuk kanë pasur dëmtime serioze në garë. /oranews/