Portieri Gianluigi Donnarumma ka treguar dëshirën për të luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolas, duke e përmendur si arsye kyçe për kalimin te Manchester City.

Italiani i befasoi të gjithë kur u largua nga PSG-ja, me të cilët fitoi vitin e kaluar Ligën e Kampionëve, për t’iu bashkuar më pas Man Cityt në një marrëveshje 30 milionë funte, ku nënshkroi kontratë për pesë vite.


Një ndër arsyet e këtij transferimi duket se është Guardiola, për të cilin Donnarumma ka simpati të madhe.

“Ta kesh trajner Pep Guardiolan trajner është gjëja më e madhe që mund t’i ndodhë një futbollisti. Ai më donte... jam krenar për këtë”.

“Dua të bëj historinë te Manchester City, ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe shumë tituj të tjerë. Është një klub që gjithnjë më ka magjepsur”, deklaroi ai.

Gianluigi Donnarumma

Italiani gjithashtu shtoi se është jashtëzakonisht i emocionuar për ta nisur aventurën e re.

“Jam shumë i emocionuar. Erdha këtu me tërë familjen, të gjithë po qeshin dhe jam shumë i lumtur dhe krenar. Mezi po pres që ta nis këtë aventurë”.

“Jam shumë krenar që jam në një nga klubet më të mira në botë, kanë provuar të më transferojnë prandaj ka qenë e lehtë dhe jam i emocionuar për të qenë këtu”./Telegrafi/

telegrafi sport app