Këngëtarja me rrënjë shqiptare, Donna Dafi, ka ndezur skenën botërore të muzikës pop me lansimin e saj më të fundit, “Touch Me Like That”, dhe tashmë lajmi ka pushtuar media ndërkombëtare -amerikane me ndikim financiar, si FinancialContent dhe The Farmers Elevator.

Artikujt në këto media prestigjioze amerikane vlerësojnë se Donna Dafi ka arritur një hap të ri në karrierën e saj, duke treguar një rritje të qëndrueshme në industrinë globale të muzikës pop.


“Touch Me Like That” nuk është thjesht një këngë - është një shprehje e besimit, sensualitetit dhe fuqisë femërore, e cila frymëzon gratë që të ndihen të fuqishme dhe të pavarura.

Foto: Donna Dafi/Instagram

Videoklipi zyrtar, i prodhuar nga Naciah Studio Barcelona dhe i drejtuar nga Max Ruslan dhe Arnau Monturiol, është një mrekulli vizuale që kombinon lëvizje të stilizuara, dritë të përshtatur dhe energji të pakufizuar.

Mediat në fjalë me tej cekin se ky hit i ri është një anthem fuqiplot për gratë, që kombinon ritme të fuqishme me energji të papërmbajtshme për t’u dëgjuar dhe ndjerë, jo vetëm në radio, por edhe në klubet më të njohura ndërkombëtare. Karriera e Donnës tregon se suksesi nuk vjen rastësisht.

Foto: Donna Dafi/Instagram

Me miliona klikime në Spotify dhe YouTube për publikimet e saj të mëparshme si “Primadonna”, “Coco” dhe “Bali Paradise”, Donna Dafi vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një artistë e re me ndikim global. Kosova dhe rajoni kanë arsye për të festuar!

Një artiste me rrënjë shqiptare po pushton skenën ndërkombëtare dhe po promovohet nga media më të mëdha amerikane, duke sjellë emrin e kulturës tonë në një dimension global. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be