Donald Veshaj është zyrtarisht finalisti i tretë i Big Brother VIP

2022/02/Donald-veshaj.png

Në gjysmëfinale e sotme (e premte) të Big Brother VIP pritet të shpallen dy finalistët e fundit.

Finalisti i tretë është shpallur aktori i njohur, Donald Veshaj, pas votave të publikut i cili ka zgjatur gjatë javës.


Aktori ishte në garë me tri banoret e tjera, Arjola Demiri, Monika Lubonja dhe Einxhell Shkira vendim për të cilat pritet të bëhet poashtu sonte.

Screenshot 34 1 Foto: Top Channel

Donaldi u shpreh se ndihet i lumtur dhe falënderues që publiku e ka votuar që të jetë në finalen e parë të Big Brother VIP.

Ndërkohë, tashmë janë bërë të ditur edhe dy finalistët e parë që janë balerini, Ilir Shaqiri dhe modelja, Beniada Nishani.

Screenshot 37 Foto: Top Channel

Në garë për çmimin e madh prej 115 mijë eurosh do të jenë gjithsej katër finalist, ndërsa finalja mbahet më 18 shkurt. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat