Gjatë këtyre ditëve po flitet në masë të madhe raporti i Beatrix Ramosajt me Donald Veshajn.

Dyshja, të cilët po qëndrojnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri Big Brother VIP, kanë bërë që të komentohen e të marrin vëmendje të madhe me veprimet e fundit.


Kjo ka lënë të dyshohet që po lind diçka mes tyre ndonëse janë bërë të pandashëm.

Screenshot 3 92 Foto: Screenshot/YouTube

Ata mbrëmë ishin të përfshirë në lojë si çift, derisa kanë treguar pëlqimin që kanë ndaj njëri-tjetrit e madje Veshaj i tha se e tërheq seksualisht.

Donaldi dhe Beatrix po ashtu pas lojës bënë sërish dush bashkë, përkundër se një pjesë po mendon se po bëjnë vetëm lojë.

Sidoqoftë, ky raport i dyshes ka zënë vend në çdo faqe rozë edhe pse nuk është definuar asgjë akoma.

@bigbrothervip_tch

Visit TikTok to discover videos!

Artistja nga Deçani para hyrjes në Big Brother VIP në ditën e takimit me Donaldin i bëri një koment Borës, i cili tanimë është bërë viral dhe po shpërndahet gjithandej.

Në anën tjetër, aktori i njohur i kishte premtuar yllit të “Përputhen” se do të sqarohen jashtë spektaklit. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.