Doli të përballej me protestuesit – Mbrojtësi i Marseille, Alvaro Gonzalez sulmohet dhe plaçkitet nga ultrasit e klubit

Të paktën 25 njerëz janë arrestuar, pasi tifozët e klubit Marseille, sulmuan qendrën stërvitore të klubit duke protestuar kundër bordit që drejton.
Policia ka bërë të ditur në Tëitter se rreth 300 ultras kishin sulmuar me dhunë oficerët që ishin vendosur për të mbrojtur “La Commandie”.
Imazhet e shpërndara nga media vendase tregojnë që protestuesit i dhanë flakë pemëve në hyrje që qendrës stërvitore.
Portieri Steve Mandanda dhe mbrojtësi Alvaro Gonzalez dolën për t'u përballur me protestuesit, por edhe ata u sulmuan. Spanjollit iu vodhën disa nga gjërat e tij.

Nga
Telegrafi
30/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































