I doli përpara me veturë dhe e ofendoi, i dyshuari në Leposaviq shoqërohet në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka shoqëruar një person në stacion policor, pasi i njëjti dyshohet se derisa ishte duke drejtuar veturën, e kishte dalur para një veturës tjetër dhe e kishte ofenduar vozitësin.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq, të enjten në ora 16:00.
“Leposaviq 21.05.2025-16:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke e ngasur veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar i kishte dalë përpara me veturë dhe e kishte ofenduar me fjalë duke e ngacmuar”, thuhet në raport.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































