LAJMI I FUNDIT:

“Doktor K”, sekretet e jetës luksoze të shqiptarit hajdut me master, dashuria me rusen me 3 fëmijë dhe pushimet përrallore

“Doktor K”, sekretet e jetës luksoze të shqiptarit hajdut me master, dashuria me rusen me 3 fëmijë  dhe pushimet përrallore

Detaje të reja pas arrestimit të shqiptarit 26 vjecar në Itali, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Doktor K’, pasi ishte me master pas studimeve në universitetin Bocconi.

Në një profil që i kanë bërë mediat italiane shqiptarit, tregojnë për jetën e tij dhe pushimet luksoze. Ai jetonte dashurinë me një grua ruse, 39-vjecare dhe nënë e tre fëmijëve, me të cilën bënte pushime luksi në Kosta Smeralda.

Në banesë atij iu gjet një inventar kilometrik i mallrave të vjedhura, me të cilat kishte mbushur apartamentin me qira të përbërë nga dhoma gjumi – kuzhinë, dhomë gjumi dhe banjo në katin e dytë.


Dr. K ka përfunduar Universitetin në Bocconi për Ekonomi Politike, me rezultate të larta, me një italishte të rrjedhshme, por që në sytë e policisë, pas arrestimit u shfaq një djalë shumë i heshtur.

I arrestuari është i lindur në Durrës, por që jeton ptej shumë vitesh në Itali. Ai është elegant, së paku si e përshkruan policia italiane, me fytyrë të bukur, i hijshëm, i sjellshëm dhe që në pamje nuk të jep fare përshtypje se mund të jetë një person i rrezikshëm.

Jeta e dyfishtë dhe vjedhjet i jepnin mundësi të jetonte mes luksit, ishte aktiv në jetën sociale, darka me miq dhe pushime luksit me të dashurën e tij ruse, të cilës ia paguante vetë të gjitha.

Vetë ruysja e martuar, nënë e tre fëmijëve ka treguar për policinë se është befasuar kur e ka marrë vesh: ”Unë nuk kam dyshuar kurrë për të. Kishte shumë ora, bizhuteri ari, gjëra antike, libra dhe kishte edhe tituj e diplomë të marrë nga Bocconi”-ka thënë ajo, teksa ka treguar se ai ka shfaqur gjithnjë një gjendje shumë të mirë ekonomike dhe paguante gjithçka për pushime./Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori