LAJMI I FUNDIT:

Dogji ‘Ferrarin’ e Noizyt – Gjykata e Durrësit lë në burg autorin

Dogji ‘Ferrarin’ e Noizyt – Gjykata e Durrësit lë në burg autorin
Foto: Screenshot/Instagram

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Siar Kontin, autorin e djegies së automjetit tip “Ferrari” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.

Për 17-vjeçarin nga Vlora, që dyshohet se e ndihmoi Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e parme të automjetit luksoz u vendos masa e sigurisë personale “Detyrim paraqitje”

Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2023 në Durrës. Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e shtetasit Siar Konti, nga Vlora, si autor i zjarr-vënies në automjetin luksoz të markës Ferrari, me të cilin Noizy është shfaqur disa herë në rrjetet sociale dhe në klipet e tij muzikore.


Foto: Screenshot/Instagram

I arrestuari ka treguar se ka marrë për ndihmë një të njohurin e tij 17 vjeç nga Vlora, dhe i ka vënë flakën makinës pasi ka hedhur benzinë në pjesën e parme të saj. Automjeti ka qenë i parkuar pranë lokalit të Noizyt në zonën e Currilave në Durrës në datën 6 gusht rreth orës 05:10 kur i është vendosur flaka, shkruan Euronews.al.

Referuar hetimeve të deritanishme, si dhe deklaratës së autorit, zjarri u vu me porosi të Kleviol Ahmetit, një personazh tjetër i muzikës rep, i njohur si “Cllevio”.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori