Edhe gjatë vitit 2019, arka e Kosovës është mbushur nga Administrata Tatimore dhe Dogana, ku këto dy institucione kanë arritur të mbledhin rreth 1.7 miliard euro.
Gjatë vitit të kaluar, buxheti ishte në vlerë prej 2.3 miliardë eurosh, ndërkaq për vitin 2020, sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, ky buxhet parashihet të jetë rreth 2.4 miliardë euro.
Pavarësisht vendosjes së taksës 100 për qind, Dogana e Kosovës ka bërë me dije se në vitin 2019, janë rreth 1.2 miliard euro të hyra ose rreth 4 për qind më shumë se në vitin 2018.
“Sot i kemi rreth 1.2 miliard euro të hyra, që do të thotë është diku rreth 30 për qind më shumë. Kjo pa ndryshime të taksave, por ndryshime ka pasur vetëm në aspektin fiskal, ku janë liruar nga importi, si është Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, marrëveshjet për tregti të lirë dhe të tjera”, ka thënë në drejtori i Doganës, Bahri Berisha.
Po ashtu, Berisha në një intervistë për Telegrafin, ka thënë që nga vendosja e tarifës 100 për qind, Serbia ka eksportuar 430 milionë euro mallra më pakë në drejtim të vendit tonë.
“Në këtë vit, deri sa po flasim, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku nuk kanë qenë masat në fuqi, ne kemi diku 367 milionë euro më pakë import nga Serbia për këta dhjetëmujorë të këtij viti, nëse kësaj ia shtojmë edhe 62 milionë euro që ka qenë në fund të vitit [2018] tregon se jemi diku 430 milionë euro vlerë të importit më pakë. Nëse e kthejmë në përqindje, kjo tregon se diku jemi 99 për qind kemi pasur më pak import nga Serbia. E njëjta vlen edhe me Bosnjën e Hercegovinën, ku në baza vjetore ka qenë rreth 80 milionë euro që është importuar, deri sa do të thotë se për këta dhjetë muaj i kemi 65 milionë euro më pakë importe, ose mund të themi se i kemi vetëm dy milionë import, apo për dhjetë muaj i kemi pasur vetëm tre milionë nga Bosnja e Hercegovina”, ka thënë ai.
Përveç Doganës, vitin që lamë pas Administrata Tatimore ka mbledhur mbi 500 milionë euro apo mbi 10 për qind më shumë se vitin 2018.
“Administrata Tatimore e Kosovës për herë të parë që nga themeli ka arritur të mbledh 501,640,196 euro apo 10 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Rezultatet e larta të të hyrave janë reflektim i përkushtimit në luftimin e ekonomisë jo-formale, mbledhjen e borxheve, rritjen e kapaciteteve profesionale të personelit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, komunikimi i rregullt me tatimpagues, bashkëpunimi me qytetarë, si dhe automatizimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve”, thotë Administrata, shkruan Telegrafi.
Situata e krijuar pas zgjedhjeve të 6 tetorit, e ka lënë Kosovën pa buxhet të miratuar për vitin 2020.
Kosova edhe në vitin 2019 pati hyrë pa buxhetin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Buxheti për vitin 2019 në vlerë prej 2.3 miliardë eurosh ishte miratuar në muajin shkurt.
Sipas afatit kohor, në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave, në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, shpenzimet buxhetore duhet të realizohen në 1/12 e buxhetit të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje