LAJMI I FUNDIT:

Dodik kërcënon sërish: Nëse na vendosen sanksione, Republika Serbe do të shkojë drejt pavarësisë

Dodik kërcënon sërish: Nëse na vendosen sanksione, Republika Serbe do të shkojë drejt pavarësisë

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik deklaroi se Republika Serbe do të shkojë drejt pavarësisë, nëse Bashkimi Evropian vendos sanksione ndaj saj.

“Unë thashë sot se nëse BE merr një vendim për sanksionet kundër Srpska ose përjashtimin e Republika Srpska nga programet që kanë këtu, le të dinë se kjo është pavarësia e Srpska”, tha Dodik pas një takimi të zyrtarëve të lartë të RS me përfaqësuesit të disa vendeve të BE-së në Sarajevë, përcjell Telegrafi.

Ai deklaroi se është e sigurt që Komisioni Evropian nuk do të vendosë sanksione ndaj asnjë individi në RS, por pyetja është nëse Gjermania do të këmbëngulë për sanksione.


“Nëse dikush kërkon sanksione, RS ka një përgjigje për këtë; nëse Evropa kërkon sanksione, RS nuk do të mbetet pa investime. Kina dhe Rusia janë shtylla kryesore”, ka shtuar Dodik.

Ndërsa duke komentuar spekulimet për një konflikt të ri të mundshëm në BeH, si dhe akuzat nga opozita në RS se ata po e shtyjnë të gjithë kombin në izolim të mundshëm për shkak të qëllimeve të tyre, ai tha se qeveria e RS “nuk i shtyn njerëzit në konflikt, por i mbron ata”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike

Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike

Amerika
Parlamenti i Libanit zgjedh komandantin e ushtrisë Aoun si president, duke i dhënë fund një bllokimi 2-vjeçar

Parlamenti i Libanit zgjedh komandantin e ushtrisë Aoun si president, duke i dhënë fund një bllokimi 2-vjeçar

Azia
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Amerika
Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat

Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat

Evropa
Kalo në kategori