LAJMI I FUNDIT:

Dobia e përdorimit të orizit

Dobia e përdorimit të orizit

Orizi është i pasur me amidon, minerale dhe vitamina, andaj si drithë me vlera më të mëdha energjike, ushqen më shumë se gjysmën e popullatës botërore.

Orizi është një nga artikujt ushqimor themelor në tërë botën. Por, jashtë kuzhinës orizin mund ta përdorni për një varg të punëve shtëpiake, transmeton Telegrafi..

Ja disa shembuj të dobishëm.

Parandalon krijimin e topthave të kripës
Di të jetë mjaft e mërzitshme dhe lodhshme kur në enë krijohen topthat e kripës që nuk dëshirojnë të dalin jashtë. Këtë mund ta parandaloni ashtu që në enë vendosni disa kokrra oriz që do të absorbojnë lagështinë.


Kompresa e nxehtë
Orizi e mban nxehtësinë shkëlqyeshëm. Qesen e vogël të pambukut ose çorapen mbusheni me orizi, vëreni në mikrovalë për disa sekonda dhe do të keni kompresë të nxehtë.

Pastrimi i enëve të palara
Me oriz pastroni edhe enët plastike. Mbuloni fundin e enës me oriz dhe shtoni sasinë e dyfishtë të ujit. Mbylleni mirë enën dhe tundeni – orizi do të largojë papastërtitë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori