Një grua me aftësi të kufizuara është rrahur me shkop bejsbolli nga dy persona, të cilët kërcënonin djalin e saj, pasi iu kishte para borxh nga pazaret e drogës.

Barbara Dransfield ka pësuar dëmtime në kafkë dhe në gjithë fytyrën. Mësohet se ajo është goditur disa herë më shkop bejsbolli deri sa ka rënë pa ndjenja.


b1 1

Kjo ngjarje ka ndodhur, pasi djali i saj u kishte 100 paund borxh disa personave.

30-vjeçari kishte marrë disa mesazhe kërcënuese në telefonin e tij, “Përgjigjuni telefonit, jeni ngatërruar me personin e gabuar, prandaj ktheni paratë pas”.

b2 2

Edhe pas këtyre mesazheve, 30 vjeçari nuk i ka kthyer pas paratë e drogës dhe ata kanë menduar të hakmerren me nënën e tij duke e dhunuar, shkruan tvklan.al.

Dransfield, e cila përdor një karrocë me rrota, ka dëgjuar një zhurmë në orët e para të mëngjesit, por nuk ka mundur dot të çohet në kohë. Ata kanë shkuar në dhomën e saj dhe kanë nisur ta gjuajnë.

b3 1

Sipas përshkrimit që ajo i bëri banditëve tregon se ata ishin veshur me rroba të zeza dhe me maska, njëri prej tyre kishte një thikë dhe tjetri një shkop bejsbolli. Pasi dhunuan 64-vjeçaren ata plaçkitën dhe shtëpinë e saj në Manchester.