LAJMI I FUNDIT:

Djali kanos babanë, burri sulmon gruan e mesazhe ofenduese në telefon – rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit

Djali kanos babanë, burri sulmon gruan e mesazhe ofenduese në telefon – rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit. Në raportin policor bëhet e ditur për sulm ndaj prindërve, sulm ndaj bashkëshorteve e kërcënime.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Obiliq, Lipjan, Gjilan, Prizren, Klinë, Pejë, Istog e në veri të Mitrovicës.

Më poshtë mund ta lexoni raportin e plotë të Policisë:


Obiliq  01.08.2024-11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, djali i tij e kishte kanosur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.

Lipjan 01.08.2024-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari i ka shkaktuar dhunë psikike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjilan 31.07.2024-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes telefonit i ka dërguar mesazhe ofenduese dhe kërcënuese ish bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren  01.08.2024-01:00. Është  arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Klinë 01.08.2024-13:46. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurt. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë 31.07.2024-11:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Istog 31.07.2024-10:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshja, i dyshuari  mashkull kosovar,  djali i vëllait, ka kryer veprën e lart cekur. Po ashtu lidhur me rastin, janë konfiskuar armët: një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim mbi ndalim policor për 48 orë.

Malishevë 01.08.2024-15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rr. Ivo Lola Ribar, Mitrovicë Veri 31.07.2024-16:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në mbajtje lidhur me një rast tjetër. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Lajme
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Kalo në kategori