Djali i Gigi Buffon shënon het-trik me fanellën e Çekisë

Louis Thomas Buffon, djali i legjendës italiane dhe fituesit të Kupës së Botës, Gigi Buffon, shkëlqeu në kualifikueset e Kampionatit Europian U19, duke shënuar një het-trik për Çekinë ndaj Azerbajxhanit.
17-vjeçari, i cili luan për klubin italian Pisa, ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e nënës së tij, prezantueses televizive dhe modeles çeke, Alena Seredova.
Ndryshe nga babai i tij, një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Louis luan si sulmues. Ai udhëhoqi sulmin e Çekisë në fitoren 6-1 ndaj Azerbajxhanit në Ta’Qali, duke qenë protagonist i ndeshjes me het-trikun e tij të parë në nivel U19, në pesë paraqitjet e tij për kombëtaren. Ai gjithashtu dha një asist.
Karriera e tij nisi në akademinë e Juventusit, para se të transferohej te Pisa verën e vitit 2023. Louis debutoi në Serie A më 5 tetor të këtij viti kundër Bolognas, duke punuar nën drejtimin e trajnerit Alberto Gilardino, gjithashtu fitues i Kupës së Botës në 2006.
Louis Thomas Buffon, filho do emblemático Gianluigi, estreou-se na Serie A pelo Pisa.
O jovem, de 17 anos, tem uma das heranças mais pesadas do futebol 🇮🇹 para carregar nas costas. 💎pic.twitter.com/qx1bNzQexo
— Futeb⚽l T⚽tal (@Futeb0lT0tal) October 8, 2025
Kjo performancë i ri i Buffon tregon potencialin e tij të madh dhe po e vendos atë në fokusin e futbollit evropian si një sulmues premtues. /Telegrafi/



















































