DJ Geek, Ya Nina dhe Ledri Vula janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

"Çka i bone" mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është kompletuar edhe me videoklip.


Artistët vijnë me paraqitje të veçantë e me një videoklip tejet veror shumëngjyrësh.

Screenshot 5 17 Foto: Screenshot/YouTube

Kënga është punuar në studion e Cricket nga producenti Donat Prelvukaj.

Teksti është shkruar nga Elinel në bashkëpunim me Ledrin me melodi nga Granit Ismajli.

Screenshot 6 15 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar Smart Motion.

Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/