LAJMI I FUNDIT:

Dita speciale e Kryeziut në Zvicër, feston ditëlindjen dhe shënon gol në paraqitje jubilare për Luzernin

Dita speciale e Kryeziut në Zvicër, feston ditëlindjen dhe shënon gol në paraqitje jubilare për Luzernin

Vetëm dy vite më parë pak njerëz në Kosovë e njihnin edhe pse luante në elitën e futbollit zviceran.

Pjesa e dytë ndaj Shqipërisë, 90 minuta të mrekullueshme ndaj Ishujve Faroe dhe kulmi me paraqitjen mbresëlënëse ndaj Finlandës i bëri kosovarët ta kenë idhullin e tyre të ri.

Fjala është për gjeniun e Përfaqësueses së Kosovës dhe Luzernit, Hekuran Kryeziun që ka festuar 24 vjetorin e lindjes dhe është njëri nga lojtarët më të dashur të Përfaqësueses së Kosovës nga tifozët.


Hekurani për një ditë festoi tri herë. Në ndeshjen ndaj Young Boysit, Heki siç e njohin të gjithë në Zvicër zhvilloi ndeshjen e 100-të me Luzernin, shënoi gol në fitoren 3-1 dhe festoi 24-vjetorin e lindjes.

Në një prononcim për Telegrafin, gjilanasi tregon për emocionet që kishte në këtë takim dhe golin e shënuar, gjë që nuk i ndodh shpesh herë të shënoi.

“Ishte një ditë tejet e veçantë për mua. E jashtëzakonshme që as nuk mund ta përshkruaj mirë”, shprehet fillimisht Kryeziu.

“Kisha emocione para fillimit të ndeshjes, pasi po futesha për herë të 100-të të luaj me ekipin e parë të Luzernit, skuadër që më ka dhënë gjithçka deri më tani”.

24-vjeçari shumë rrallë shënon gola falë pozitës së tij si mesfushor defensivë, dhe në 100 ndeshje ka shënuar vetëm dy herë, por ka asistuar në pesë të tjerë.

“Të them të drejtën nuk më ka shkuar në mendje se do të shënoja gol. Shpresoja vetëm në një fitore që edhe ditëlindja të jetë më e ëmbël me tri pikë”,tregon Hekurani.

“Por në momentin që topi erdhi në këmbët e mija atëherë nuk kam pritur fare dhe vetëm kam goditur drejt portës. U gëzova shumë me golin pasi ishte paraqitja jubilare e imja dhe ditëlindja. Ishte një ditë për ta mbajtur në mendje gjatë tërë jetës”, shprehet Kryeziu.

Kryeziu është pjesë e ekipit të parë të Luzernit që nga viti 2011, ndërsa për një stinor ka qenë i huazuar edhe te Vaduzi ku ka luajtur 30 ndeshje dhe ka fituar Kupën e Litenshtajnit me skuadrën bardh e kuq që bënë gara në elitën e futbollit zviceran.

“Huazimi në Vaduz para dy viteve më ka ndihmuar shumë në karrierë, pasi më ka dhënë eksperiencë dhe besim. Tani jam te Luzerni mirë dhe i lumtur që po kemi rezultate pozitive”.

Kosovari kishte edhe disa oferta për tu larguar gjatë afatit kalimtar të janarit, me disa skuadra ruse, turke e gjermane që trokitën në dyert e Luzernit por që klubi zviceran i refuzoi.

“Si çdo afat kalimtar, edhe tani kam pasur disa oferta të rëndësishme, por klubi më ka thënë se për asnjë çmim nuk më lënë të largohem në janar dhe kështu ndodhi. Kontratë kam deri në verën e vitit 2018 dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat. E rëndësishme që të marrim pjesë në garat evropiane dhe mos të kem lëndime”, shprehet ‘truri’ i mesfushës së Kosovës.

Hekurani flet edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, ku tregon se për të për ta veshur fanellën e vendlindjes së tij është një krenari e madhe.

“E nisëm mirë me një barazim në Finlandë por tani erdhën tri humbje radhazi. Jemi të rinj dhe ky grup që ka Përfaqësuesja premton shumë”.

“Për mua është një nder dhe krenari e madhe që e barti fanellën e vendlindjes sime. Sa herë e veshi këtë fanellë më kaplojnë emocionet dhe jam në gjendje të jap gjithçka nga vetja ime për ta ndihmuar shtetin tim. Jam i bindur që një ditë do t’i bëjmë të lumtur dhe krenar të gjithë bashkëvendësit tanë, vetëm duhet të kenë durim se të mirat për Kosovën nuk do të kenë fund”, tha Kryeziu.

Numri 20 i Kosovës flet edhe për ndeshjen e radhës ndaj Islandës që do të luhet gjatë muajit mars në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.

“Përsëri na pret një ndeshje e vështirë. Grupin në të cilin ndodhemi nuk ka skuadër të dobët por ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar dhe për të dhënë më të mirën nga vetja”.

“Shpresoj që kësaj radhe t’i gëzojmë tifozët tanë të mrekullueshëm me lojë të mirë dhe me një fitore historike. Nuk dyshoj që stadiumi do të jetë i stërmbushur nga tifozët dhe ne lojtarët nuk kemi rrugë tjetër vetëm që të japim 100% nga vetja jonë për t’i gëzuar ata”, përfundoi prononcimin e tij për Telegrafin ylli i Kosovës.

Duket se Kryeziu po luan edhe muajt e fundit në Luzern, pasi forma e tij e jashtëzakonshme do ta largoi atë në ndonjë ligë më të madhe evropiane.

Në një intervistë të mëhershme për Telegrafin, gjilanasi pat thënë se preferon Bundesligën gjermane dhe Ligën Premier në Angli.

Ai këtë edicion ka qenë titullar i padiskutueshëm te Luzerni, duke bartur rolin e liderit në mesfushë me 17 ndeshje të zhvilluara.

Duhet cekur se vlera e djaloshit tani në faqen e specializuar për transferime ‘Transfermarkt.de’ ka shkuar në 1,5 milionë euro, por Luzerni për ta lënë të lirë atë kërkon së paku dy fish të kësaj shume. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5bhqea_hekuran-kryeziu-goal-hd-luzern-2-1-young-boys-12-02-2017-hd-full-replay_sport

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori