LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, dita e tretë e mbylljes së kufirit jugor për emigrantët, nuk ka hyrje!

Maqedoni, dita e tretë e mbylljes së kufirit jugor për emigrantët, nuk ka hyrje!

Në qendrën transitore të pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli më shumë se 72 orë nuk ka hyrje të refugjatëve dhe migrantëve të rinj.

Pritet Komiteti drejtues të sjellë vendim zyrtar për mbylljen e kalimit ilegal të kuotës 59 e cila nga e hëna në mëngjes praktikisht është mbyllur, sepse nga territori grek në atë të Maqedonisë nuk është lëshuar asnjë refugjat ose migrant.

Në kufirin verior në Tabanovcë, sërish, veçmë disa ditë janë bllokuar rreth 1.500 migrantë dhe refugjatë pas vendimit të Sllovenisë, ndërsa pastaj edhe të Kroacisë dhe Serbisë të mos pranojnë refugjatë pa viza valide ose pasaporta.


Maqedonia nga ana e saj, ashtu siç deklaroi paraprakisht ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, të gjitha masat do t’i miratojë me BE-në dhe në mënyrë reciproke do t’i zbatojë në kufirin e saj jugor dhe verior.

Kushtet e motit, gjtihashtu nuk janë në anën e refugjatëve dhe migrantëve sepse, ashtu siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, më së shumti shi në Maqedoni 42l/m2 në 24 orëshin e fundit janë regjistruar në Gjevgjeli.

Mbrëmë ministri grek i Rendit Publik Nikos Toska deklaroi se refugjatët të cilët qëndrojnë në kampin e improvizuar në Idomeni duhet të pranojnë se kufiri mes Greqisë dhe Maqedonisë është mbyllur për to dhe se duhet të vendosen në qendrat e organizuara për pranim të migrantëve.

Liderët e BE-së dhe Turqisë më 7 mars në Bruksel arritën marrëveshje për zgjidhje të përbashkët të krizës. Ato duhet deri në Samitin e paralajmëruar për më 17 mars të gjejnë zgjidhje finale dhe të përhershme rreth parave të dakorduara parimore për Turqinë ta ndalë fluksin ilegal të refugjatëve, si dhe për atë Turqia të kthejë një migrantë nga Greqia për çdo të ndërmarrë direkt nga territori i saj në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori