LAJMI I FUNDIT:

Dita e Tokës, ministri Peci: Kemi mbjellë 773,321 fidanë në gjithë vendin

Dita e Tokës, ministri Peci: Kemi mbjellë 773,321 fidanë në gjithë vendin

Institucionet vendore së bashku me partnerët e sektorit të pylltarisë, synojnë që të arrijnë shifrën e mbi një milion drunjëve të mbjellur brenda një viti.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, me ç’rast ka vizituar procesin e mbjelljes së 33 mijë fidanëve në Komunën e Dragashit.

Procesi i mbjelljes së këtyre fidanëve është mundësuar nga Projekti i FAO-s në Kosovë, një partner i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.


Gjatë kësaj vizite, Peci ka treguar së në kuadër të pyllëzimeve që realizon Agjencia e Pyjeve të Kosovës, deri më tani janë mbjellë 309.30 hektarë, përkatësisht 773,321 fidanë të drunjëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Ne nuk kemi tjetër planet andaj duhet të përkujdesemi që të mos shkaktojmë dëme aty ku mund të kontribuojmë në përmirësim të situatës. Me veprime të vogla por të herë pas hershme, mund t’i prekim çështjet klimatike dhe t’i adresojmë ato qoftë përmes politikave që mbrojnë bio-diversitetin, qoftë përmes aksioneve të rregullta të pyllëzimit”, ka thënë ministri Peci.

Ndryshe, përmes Projektit të FAO-s janë në proces të pyllëzimit afro 50 hektarë me rreth 140 mijë fidanë në Komunën e Mitrovicës, Shtërpcës dhe Suharekës, krahas Komunës së Dragashit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori