Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të futsallit

FC Prishtina 01 luan sonte (e premte) në Riga dhe vjen në këtë ndeshje me një epërsinë minimale, por shumë të vlefshme, nga ndeshja e parë.
Kampionët e Kosovës fituan 3-2 në Prishtinë, duke hedhur një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve në futsall.
Riga Futsal Club, para tifozëve të vet, do të kërkojë përmbysjen. Skuadra nga Letonia ka paralajmëruar presion maksimal që nga minuta e parë, në një ndeshje ku çdo detaj mund të vendosë fatin e kualifikimit.
Takimi i kthimit zhvillohet sonte, më 05.12.2025, nga ora 18:30, në “Komandas sporta spelu halle” në qytetin e Rigës.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa intensiteti në parket maksimal, pasi luhet për një vend në tetë më të mirat e Evropës.
Prishtina hyn në këtë duel me besim të madh pas fitores së parë, por edhe me kujdes ekstrem, pasi një gol mund të ndryshojë gjithçka.
Sonte mësohet emri i ekipit që vazhdon rrugëtimin evropian. Një hap larg historisë për FC Prishtina 01. /Telegrafi/

















































