Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi përjetëson në trup suksesin në ‘Tokio 2020’, bën tatuazhin e veçantë pasi fitoi medaljen e artë

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka bërë tatuazh në trupin e saj suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të mbajtura këtë verë në Tokio të Japonisë.

Pejania e kishte nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi kishte fituar tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen për ta fituar të artën olimpike.

Lexo po ashtu Kosova lë gjurmë në Japoni, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”

Triumfi i xhudistes tonë erdhi në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ky sukses i madh i saj nuk ka mundur të anashkalohet lehtë nga vetë Distria, e cila ka vendosur ta përjetësoj në trup, duke e bërë tatuazh, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti kur Distria Krasniqi shpërthen në lot pas marrjes së medaljes së artë dhe intonimit të himnit të Kosovës në “Tokio 2020”

Është kompania ‘Prishtina INK Tattoo’, e cila ka publikuar fotografinë me tatuazhin e ri dhe të vetëm të Distrias.

Tatuazhi i xhudistes tonë është bërë në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë. /Telegrafi/

Exit mobile version