LAJMI I FUNDIT:

Diskutimet për zgjedhjet parlamentare, datat e mundshme për mbajtjen e tyre

Diskutimet për zgjedhjet parlamentare, datat e mundshme për mbajtjen e tyre

Më 31 korrik, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti liderët e subjekteve politike për të diskutuar mbi caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare, ndërsa kryeministri Albin Kurti, i cili mban edhe pozitën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, mungoi në takimin e ftuar nga presidentja.

Në takim u përmendën disa data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, por ende nuk ka ndonjë vendim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit deklaroi se janë brenda afatit të konsultimeve dhe se ligji parashikon katër data të mundshme për zgjedhjet: 26 janar, 2 shkurt, 9 shkurt dhe 16 shkurt, pasi zgjedhjet mbahen vetëm të dielave.


Gjithashtu, ajo theksoi se, nga 26 korriku, ajo ka të drejtën të shpallë datën e zgjedhjeve.

Analisti politik, Dritëro Arifi, vlerësoi takimin ndërmjet presidentes dhe liderëve politikë si të nevojshëm dhe sugjeroi që zgjedhjet të mbahen në fund të janarit, duke theksuar se data specifike nuk është aq e rëndësishme sa arritja e një marrëveshjeje midis partive.

“Tashmë ne veç kemi hyrë në zgjedhjet e rregullta kushtimisht, sepse brenda 6 muajve duhet të diskutohet për data, por, besoj që zgjedhjet e rregullta do të ishte mirë të mbaheshin në fund të janarit, por datat nuk besoj që qojnë peshë”, tha ai.

Arifi shtoi se subjektet politike duhet të arrijnë një marrëveshje se kur do t’i mbajnë zgjedhjet parlamentare.

“Varet se si shumica e subjekteve parlamentare deklarohen dhe nga analiza që e bën presidentja, sepse ajo e ka atë të drejtë, edhe e shpall datën në bazë të konsultimeve me partitë, pra një datë të përshtatshme”, potencoi ai.

Dritëro Arifi

Megjithatë, Arifi shtoi se nëse nuk ka dakordim mes subjekteve politike, atëherë presidentja vendos për datën kur vendi shkon në zgjedhje.

Nga ana tjetër, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës pohon se presidentja ka shfrytëzuar afatin më të hershëm ligjor për caktimin e datës së zgjedhjeve, respektivisht për të zhvilluar konsultime me subjektet politike.

“Megjithatë, në rend të parë, duhet të përmendim se jo domosdoshmërisht ky duhet të jetë takimi i vetëm që realizohet me subjektet politike. Dhe, në anën tjetër, fakti që ka pasur qëndrim të shprehur nga të gjitha subjektet politike, përjashtuar LVV-në, është më se e qartë se cilat janë qëndrimet e tyre”, pohoi ai për Telegrafin.

Cakolli gjithashtu tha se partia në pushtet, LVV, duhet të bëjë një shkresë zyrtare dhe të informojë presidenten se kur dëshiron të mbahen zgjedhjet.

“Unë konsideroj që LVV do të duhet që përmes një shkrese zyrtare, ta informojë presidenten për datën e tyre të preferuar për zgjedhje dhe një arsyeshmëri për këtë. Dhe kjo pastaj do t’i hapte rrugë faktikisht presidentes që të marrë një vendim për datën e zgjedhjeve. Mund të jetë 26 janari, apo datat në fillim të muajit shkurt.”

Eugen Cakolli

Cakolli po ashtu deklaroi se edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të ketë sa më shumë kohë për përgatitjen e zgjedhjeve, duke shtuar se janë disa ndryshime ligjore që janë bërë sa i përket procesit zgjedhor.

“Do të duhej që KQZ të ketë sa më shumë kohë që ta përgatisë procesin zgjedhor, i cili besoj do të jetë më sfidues që kemi pasur pas vitit 2007, kur ka pasur ndryshim radikal të procesit zgjedhor”.

Cakolli për Telegrafin pohoi se presidentja ka kohë deri në mes të muajit tetor për të bërë shpalljen e zgjedhjeve. Megjithatë, ai shtoi se presidentja mund të presë deri në mes të muajit gusht dhe t’i shpallë ato.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

Lajme
Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Lajme
Arrestohet Dardan Molliqaj, PSD kërkon lirimin e tij

Arrestohet Dardan Molliqaj, PSD kërkon lirimin e tij

Lajme
Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështimi i seancës konstituive - nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish

Dështimi i seancës konstituive - nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish

Lajme
Haxhiu: Kemi votat për formimin e institucioneve, por duhen konsultime për zhbllokimin e Kuvendit

Haxhiu: Kemi votat për formimin e institucioneve, por duhen konsultime për zhbllokimin e Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori