Diskutim serioz mes Abdixhikut dhe Limajt para nisjes së seancës, shtrëngojnë duart

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e 18-të me radhë në përpjekje për konstituim.
Pavarësisht deklarimeve të shumta, duket se edhe sot pritet të jetë skenari i njëjtë sikurse në seancat e mëparshme.
Pak para fillimit të kësaj seance në sallën e Kuvendit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i Nisma-s, Fatmir Limaj kanë shkëmbyer disa fjalë mes vete.
Nga fotografitë që ka kapur fotografi i Telegrafit, shihet se Abdixhiku dhe Limaj kanë pasur një diskutim serioz.
Në fund të bisedës së tyre ata i shtrënguan dorën njëri-tjetrit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































