Disa shoqata tregtare arabe kanë njoftuar një bojkot të produkteve franceze, në përgjigje të komenteve të fundit të bëra nga presidenti Emmanuel Macron mbi Islamin.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, në fillim të këtij muaji, Macron u zotua të luftojë “separatizmin islamik”, i cili ai tha se po kërcënonte të merrte kontrollin në disa komunitete myslimane përreth Francës.
Ai gjithashtu përshkroi Islamin si një fe “në krizë” në të gjithë botën dhe tha se qeveria do të paraqiste një projekt-ligj në dhjetor për të forcuar një ligj të vitit 1905 që ndau zyrtarisht kishën dhe shtetin në Francë.
Komentet e tij kanë çuar në një fushatë të mediave sociale që bën thirrje për bojkotin e produkteve franceze nga supermarkete në vendet arabe dhe Turqi.
#Tunisians launch the #BoycottFrenchProducts campaign in response to attacks on #Islam and #prophetMuhammed in #France.#تونس #قاطعوا_المنتجات_الفرنسية #إلا_رسول_الله #فرنسا pic.twitter.com/AKRsI28y9A
— Mourad TEYEB (مــراد التـائـب) (@MouradTeyeb) October 23, 2020
Hashtagë të tillë si #BoycottFrenchProducts në anglisht dhe arabisht kanë prirje në të gjithë vendet përfshirë Kuvajtin, Katarin, Palestinën, Egjiptin, Algjerinë, Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Turqinë.
Dozens of muslim countries have already started to withdraw all French products from supermarkets under the name "for the Messenger of Allah ﷺ" after the start of the #boycott_french_products campaign, in response to the cartoon on the Prophet. pic.twitter.com/XuY3gD9aLW
— Barbara Garattini (@BGarattini) October 24, 2020
Në Kuvajt, kryetari dhe anëtarët e bordit të drejtorëve të Shoqatës Bashkëpunuese Al-Naeem vendosën të bojkotojnë të gjitha produktet franceze dhe t’i heqin ato nga raftet e supermarketeve.
Shoqata Dahiyat al-Thuhr ndërmori të njëjtin hap, duke thënë: “Bazuar në pozicionin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe mbështetjen e tij për karikaturat fyese kundër profetit tonë të dashur, ne vendosëm të heqim të gjitha produktet franceze nga tregu dhe degët deri në një njoftim tjetër”.
Putting an insulting picture of the Prophet (pbuh)in a French building is an unprecedented challenge and an insult to a billion and a half of Muslims around the world
As Muslims, we must boycott #BoycottFrance #boycottfrenchproducts pic.twitter.com/lauaiPofKG— Muhammad Akeel (@MuhammadAkeel0) October 24, 2020
Ndërsa në Katar, kompania Wajbah Dairy njoftoi një bojkot të produkteve franceze dhe u zotua të sigurojë alternativa, sipas llogarisë së tyre në Twitter.
Al Meera Consumer Goods Company, një kompani aksionare e Katarit, njoftoi në Twitter: “Ne kemi tërhequr menjëherë produktet franceze nga raftet tona deri në një njoftim tjetër”.
(1/2) عطفًا على مستجدات الأحداث الأخيرة والمتعلقة بالإساءة المتعمدة للإسلام ورموزه، فقد قرَّرت إدارة جامعة قطر تأجيل فعالية الأسبوع الفرنسي الثقافي إلى أجل غير مسمى.
— جامعة قطر (@QatarUniversity) October 23, 2020
Universiteti i Katarit gjithashtu u bashkua me fushatën. Administrata e tij ka shtyrë një ngjarje të Javës Kulturore Franceze për një kohë të pacaktuar, duke përmendur “abuzimin e qëllimshëm të Islamit dhe simboleve të tij”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës