Në një ceremoni sot kanë diplomuar 433 kadetë të rinj të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës, në mesin e tyre edhe 53 gra.

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se këta kadetë janë ata që garantojnë siguri dhe mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.


“Ju duhet të jeni qytetar model të Republikës së Kosovës të cilët përkujdesen ta zbatojnë ligjin ta luftojnë krimin ta ruajnë rendin dhe të shërbejnë si kujdestar të sigurisë publike”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka shtuar se në mesin e të diplomuarve janë 17 serbë, 5 boshnjakë, 2 goran, një turk dhe një rom.

330986859 1160630254646715 40509265828750003 n

“E në mesin e këtyre kadetëve janë 53 vajza e gra të guximshme e të përkushtuara për ti shërbyer vendit të tyre. Kjo pjesëmarrje e grave në polici reflekton angazhimin e përbashkët e serioz që të rritet numri i pjesëmarrjes së grave në polici. Është koha që gratë të jenë në krye të detyrave e funksioneve më të larta”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar se kadetët duhet të jenë krenar me uniformën që kanë veshur.

“Kam besimin e fuqishëm që do ti qaseni detyrave tuaja me seriozitet”, tha Osmani.

330848351 517690783782195 2913655667458686383 n

Në anën tjetër kryeministri Albin Kurti, ka shtuar se për Qeverinë tonë, mbrojtja dhe siguria e vendit dhe vendosja e rendit dhe ligjit, janë prioritet.

“Policia qëndron e palëkundur në misionin e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, ka thënë Kurti, duke shtuar se jemi të lumtur që policia renditet ndër tri institucionet më të besueshme për qytetarët.

Kurti ka theksuar se policët kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me bandat dhe krimin.

“Kolegët tuaj me angazhimin e tyre kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me bandat edhe krimin. Janë sulmuar janë plagosur por nuk janë dorëzuar, përkundër kësaj ata janë akoma aty në krye të detyrë”, ka thënë Kurti.

331062555 9657168904300619 7095065892756645821 n

Kryeministri u është drejtuar kadetëve të cilët diplomuan që ti qëndrojnë besnik betimit të tyre dhe vendit.

“Kujtojmë kolegët tuaj që nuk u dorëzuan përballë asgjëje duke zbatuar misionin e përbashkët. Rënia e tyre në mbështetje të sovranitetit tonë shtetëror, e kundër krimit e paligjshmërisë mbetet shembull i dashurisë së pakushte për Republikën tonë”, u shpreh Kurti, duke thënë se institucionet do t’ju ofrojnë mbështetje.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se sot është një ditë krenarie.

“Keni zgjedhur t’i shërbeni atdheut tonë të përbashkët dhe qytetarëve të saj. 433 vajza e djem të ri po i bashkohen policisë, institucionit kyç të shtetit tonë për mbrojtjen e integritetit e sovranitetit të vendit e luftimit të pa kompromis të krimit e korrupsionit”, ka thënë Sveçla.

330821548 1344442716403507 2565002692374454858 n

Ministri ka shtuar se ky profesion kërkon zotim për të shërbyer me ndershmëri.

“Po i bashkoheni policisë në kohën më të nevojshme për vendin. Jam besimplotë se do të jeni nderi dhe krenaria e brezave dhe gjeneratave që do t’iu pasojnë”, tha Sveçla.

Sveçla pati edhe një kërkesë për kadetët e rinj: “çdo ditë kur vishni uniformën kujtoni betimin që do ta jepni sot. Mbani në mend se askush nuk është mbi të drejtën dhe se ligji është për të mbrojtur qytetarin. Duhet të jeni në zbatim të ligjit çdo ditë”, tha ministri. /Telegrafi/

330567237 6016029531822582 3902770740028349450 n

330807481 1391583835030503 1892914834717425195 n

330821521 2367450093411186 1386578563331492362 n