LAJMI I FUNDIT:

Diplomojnë kadetët e gjeneratës 2018 të FSK-së

Diplomojnë kadetët e gjeneratës 2018 të FSK-së

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve në Ferizaj është mbajtur ceremonia e diplomimit të 11 kadetëve të gjeneratës 2018, të cilët nga sot kanë titullin oficer të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, duke iu drejtuar kadetëve u shpreh se gradimi i tyre po bëhet në fazën kur FSK po shkon drejt avancimit të misionit të saj.


Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës po i përmbush standardet më të larta të NATO-s.

“Gradimi juaj si oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po bëhet në një fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kur edhe pritet që kjo forcë të avancojë me kapacitetet e saja dhe të avancojë në misionin aktual. Forca e Sigurisë së Kosovës është një shembull i zhvillimit dhe progresit përmes investimit në dije dhe shkencë, kjo po e dëshmon më se miri se ne po krijojmë një forcë profesionale, të besueshme dhe një forcë e cila është e përfaqësuar nga të gjitha qytetarët e Kosovës dhe në interes të të gjithë qytetarëve të saj”, tha Berisha.

Komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral-brigade, Irfete Spahiu me këtë rast u shpreh se gradimi i 11 kadetëve si oficerë të FSK-së do t’i ngarkojë ata me përgjegjësi, por do t’iu japë edhe forcë dhe vullnet për realizimin e ëndrrës së tyre.

Sipas saj, këta kadetë për katër vite u brumosën me virtytet për atdhe dashuri, integritet, humanizëm dhe vetëmohim.

“Ju keni pasur mundësi t’i mësoni dhe kuptoni aftësitë themelore të udhëheqjes, njëherësh të dini detyrat dhe përgjegjësitë që vinë me këtë rol. Për këtë arsye sfidat dhe vështirësitë që ju keni kaluar gjatë kësaj kohe ju kanë bërë më të pjekur emocionalisht, më të avancuar nga ana akademike dhe më të fortë fizikisht. Ju kanë vendosur në rrugën e drejtë për t’u bërë lider të shkëlqyer, lider të së ardhmes dhe shembull për të tjerët. Ju do jeni shembull për vartësit tuaj dhe pikë referuese për eprorët tuaj”, u shpreh Spahiu.

Sipas saj Qendra për Studime Universitare të Kosovë do të vazhdojë me përkushtim të reformojë dhe avancojë programet me qëllim që të nxjerrë oficerë të përgatitur, të motivuar dhe profesionalë.

Gjatë kësaj ceremonie të diplomimit të 11 kadetëve të gjeneratës së vitit 2018-të, me medalje për rezultate të larta gjatë studimeve u nderua kadeti Premtim Shaqiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori