LAJMI I FUNDIT:

Diplomati maltez jep dorëheqje pas komentit që bëri për kancelaren gjermane: Merkel ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit

Diplomati maltez jep dorëheqje pas komentit që bëri për kancelaren gjermane: Merkel ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit

Ambasadori i Maltës në Finlandë, ka dhënë dorëheqje të dielën, pasi në një koment krahasoi kancelaren gjermane Angela Merkel me Adolf Hitlerin, raporton Deutsche Welle.

Michael Zammit Tabona kishte bërë një koment anti-Merkel në Facebook, por që i kushtoi me gjashtë vite karrierë diplomatike, pasi që ministri i Jashtëm i Maltës, Evarist Bartolo, ka njoftuar për dorëheqjen e Tabonas duke pranuar se po bën të pamundurën të “riparoj” marrëdhëniet me Berlinin, transmeton Telegrafi.

Bartolo tha se ka pranuar dorëheqjen e ambasadorit që në 2014 u emërua dhe shërbeu në Helsinki. Në mesazhin e tij të publikuar në rrjetin social më rastin e 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Zammit kishte shkruar: “75 vite më parë e ndalëm Hitlerin. Kush do ta ndalë Angel Merkelin? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit, për ta kontrolluar Evropën”.


Mediat malteze raportojnë se postimi është fshirë dhe se Zammit Tabona nuk ka qenë i qasshëm për të marrë ndonjë prononcim prej tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori