Këngëtarja e njohur Loreta Kaçka - Lori është shumë e dashur nga publiku për këngët e saj.

Të gjithë janë të njohur me biografinë e saj, vajzën lozonjare nga Durrësi e cila këndon këngë të lehta dhe këngë popullore.


Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një nga emisionet për RTV Dukagjini, ku ka rrëfyer gjithçka mbi karrierën e saj të suksesshme, gjersa në një prej momenteve Lori ka treguar edhe një të vërtetë që nuk e dinim.

Të gjithë e njohim si këngëtare, por përveq muzikës, Lori tregoi se ka studiuar edhe për mjekësi.

Ajo tha se mjekësinë nuk e ka dashur si profesion, por e ka mbaruar për hatër të prindërve, teksa e ka kuptur që është shumë e ndjeshme për tu marrë me këtë profesion, në momentin kur ka kryer praktikën. /Telegrafi/