Dimovski: Mbetem në OBRM-PDUKM, por nuk është pozitive për partinë të ketë vetëm një kandidat për kryetar

Ilija Dimovski, i cili është njëri ndër propozuesit për shtyrjen e kongresit partiak të OBRM-PDUKM-së, sonte mori pjesë në mbledhjene e Komitetit qendror të OBRM-PDUKM-së, thotë se mbetet në parti, edhe pse kërkesa e tij për shtyrje të kongresit nuk u pranua nga Komiteti ekzekutiv i partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Gjithmonë mund të ketë mendime të ndryshme në parti. Atë duhet ta mësojmë. Unë mbetem në OBRM-PDUKM", tha Dimovski.
Në lidhje me atë se Mickoski është kandidati i vetëm për kryetar, Dimovski thotë se ajo nuk është diçka pozitive për partinë, por nuk zbuloi nëse kjo e vë në pyetje pjesëmarrjen e tij në kongresin e jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së, të caktuar për këtë fundjavë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































