Dimitrov: Paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike

Paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike te të cilat nuk ka rritje për vlerën në të cilën bazohet kërkesa për pagën minimale prej 36 mijë denarë. Vlera prej 57 për qind e pagës minimale tek ne në raport me mesataren është mbrojtja më e lartë që e ka cilido punëtor në Evropë, thotë Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë.
Dimitrov përkujton se tek ne me ligj është parashikuar që paga minimale nuk mund të jetë nën 57 për qind nga paga mesatare, që, thekson, është vlerë më e lartë në krahasim me Bashkimin Evropian, ku është rreth 50 për qind.
“Mendoj se na duhet arsye, paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike. Prandaj në Bashkimin Evropian katër vjet është debatuar për Direktivën e pagës minimale dhe gjëja e parë që ata përcaktuan është se nuk mundet në të gjithë Evropën të ketë një pagë minimale sepse vendet nuk janë në shkallë të njëjtë të zhvillimit ekonomik. U miratua një direktivë, që paga minimale, për të mos shkaktuar problem ekonomik, duhet të lëvizë rreth 50 për qind. Në Maqedoni shkuam edhe më tej. Në ligjin tonë është parashikuar mbrojtje shtesë se paga minimale nuk mund të jetë më pak se 57 për qind e pagës mesatare. Nëse tani 50 për qind e inflacionit dhe 50 për qind e rritjes së pagës mesatare bie nën 50, do ta marrim kriterin e dytë, 57 për qind e pagës mesatare, që mendoj se është mbrojtja më e lartë që e ka çdo punëtor në Evropë”.
Vlera prej 36 mijë denarë që kërkohet, thekson Dimitrov, nuk bazohet në asnjë kriter ekonomik.
“Jo vetëm në bazat ligjore, ku paga duhet të harmonizohet me rritjen e inflacionit prej 4,2 për qind dhe rritjen e pagës mesatare mbi 9 për qind, por thjeshtë, është jashtë kontrollit sepse 36.000 në krahasim me pagën e tanishme minimale është rritje prej pothuajse 50 për qind, përkatësisht 47 për qind. Cilat parametra ekonomik u rritën për 47 për qind, PBB, produktiviteti, vlera e prodhimtarisë së përgjithshme? Nuk ka kritere ekonomike që është rritur aq. Nga ana tjetër, faktikisht kjo do të thotë kolaps për të gjitha veprimtaritë intensive të punës, të cilët tani kanë pagë nën 36.000 denarë, këto janë shumë punëtorë, sepse, për shembull, edhe ata që nxjerrin linjit në minierat e REK kanë pagë mesatare prej 32.000 denarë, pra edhe ata nga i pari deri te i fundit duhet të marrin pagë të njëjtë”, tha Dimitrov.
Ai plotëson se “në kërkesën e sindikatës nuk janë marrë kurfarë kriteresh ekonomike dhe se vetëm mbahen në shportën e tyre konsumatore”, e cila, theksoi, Qeveria në ndonjë mënyrë e kontestoi dhe duhet të dalë me tjetër. Ngjashëm, thekson, siç ndodhi tani në Slloveni, ku punëdhënësit reaguan nëse vetëm sindikata e bën shportën konsumatore sindikaliste, është nënshtruar në shumë subjektivizëm.



















































