Digne poston një foto të lëndimit të tmerrshëm pas një faulli nga një lojtar i Tottenhamit

Mbrojtësi francez, Lucas Digne mishëroi shprehjen "Pa dhimbje, s’ka fitim" pas ndeshjes së tij të Aston Villas kundër Tottenham Hotspur në fundjavë.
Digne pësoi një prerje të tmerrshme në kyçin e këmbës pas ndërhyrjes së ashpër të Kevin Danso dhe më vonë ia shprehu zhgënjimin e tij gjyqtarit të katërt.
Ndërhyja e ashpër u zhvillua në pjesën e dytë të ndeshjes, në të cilën Aston Villa fitoi me rezultatin 2-1.
Edhe pse Digne po përpëlitej nga dhimbjet pas ndërhyrjes nga Danso në zonën e penalltisë, gjyqtari Simon Hooper lejoi që loja të vazhdonte pavarësisht protestave nga lojtarët e Aston Villas.

Një Digne i tërbuar shpërtheu si pasojë dhe hodhi një breshëri fyerjesh drejt gjyqtarit të katërt Anthony Taylor, duke e nxitur të shikonte kyçin e këmbës për të kuptuar seriozitetin e shkeljes.
Tifozët e Spurs e vërshëllyen në atë rast, dhe Digne tregoi në Instagram pas ndeshjes pse ishte kaq i zemëruar.
Ai postoi një foto të këmbës së tij duke u mjekuar nga ekipi i tij mjekësor dhe shkroi me sfidë "Pa dhimbje, s’ka fitim" së bashku me një emoji duke qarë nga të qeshurat. /Telegrafi/


















































