Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë
Tri vetura janë përfshirë nga zjarri në afërsi të Qendrës Tregtare “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Abdusamed Shkodra nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë.
Ai tha se sipas ekipit në terren, fillimisht zjarri ka kapluar një veturë, dhe dyshohet se prej asaj veture janë ndezur edhe dy të tjera.
Të lënduar nuk ka, këta mundemi me konfirmu edhe zjarri tashmë është fikë", tha Shkodra.
Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, dhe këto pritet të sqarohen pas hetimeve nga organet kompetente.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo ato të bëhen të ditura.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























