Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se është djegur një pjesë e hapësirave të Kooperativës Bujqësore "Krusha".

Latifi ka thënë se ka dëgjuar me keqardhje lajmin për incidentin në Korporatën "Krusha" e cila udhëhiqet nga gratë e Krushës.


"Me të dëgjuar lajmin, bashkëpunëtorët e mi dhe ekipi i zjarrfikësve vizituan vendin e ngjarjes dhe u njoftuan nga afër mbi dëmet, që janë të mëdha.

Unë si Kryetar i Komunës dhe institucionet lokale, i sigurojmë përfaqësuesit e Kooperativës dhe punëtorët, se pas vlerësimit të dëmeve, do t’i qëndrojmë afër me të gjitha kapacitetet dhe do t’i dalim në krah Kooperativës, me qëllim që të lehtësojmë kthimin sa më të shpejtë të punës në këtë kompani të rëndësishme si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit", ka shkruar Latifi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se Kooperativa “Krusha”, falë punës frymëzuese e të palodhshme të grave fermere, sot ka fituar respektin e të gjithëve.

Latifi ka thënë se shpreson se do të kapërcehet sa më shpejtë kjo situatë./Telegrafi/

Më poshtë fotografitë e publikuar nga kryetari Latifi:

69885099 892970531061767 1488871080541028352 n

69613506 892949894397164 5462602533929222144 o

69537162 892970511061769 7708439910805405696 n

69580539 892949847730502 1427018440467546112 o

70282374 892949827730504 7252634341853888512 n

69881236 892949784397175 3074733092540252160 o

69536528 892949774397176 7789663235635937280 o