Një fabrikë është përfshirë nga zjarri sot në fshatin Kërpimeh të Podujevës.
Sipas raportimeve të para thuhet se fabrika është marrë me përpunimin e mjedrave.
Ende nuk dihet shkaqet që kanë shkaktuar shpërthimin e zjarrit, e as nuk dihet nëse ka pasur të lënduar dhe sa është vlera e dëmeve.
Ekipi i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes.
Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/