Gjatë natës së kaluar janë djegur dy kontejnerë të ri që kanë qenë të vendosur në rrugën kryesore në Gjorçe Petrov.

Në të njëjtën periudhë, janë djegur edhe gjashtë kontejnerë plastik në lagjen Novo Lisiçe, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ndërmarrja publike 'Higjiena komunale' - Shkup thotë se gjatë fundjavës së kaluar kishte incidente identike në lagjen Radishan ku u dogjën tre kontejnerë plastik dhe një kontejner special për mbledhjen e mbeturinave të qelqit.

Sipas drejtorit, Abdylsamed Shabai këto djegie të kontejnerëve krahas dëmit material shkaktojnë dëme gjatë mbledhjes dhe bartjes së mbeturinave komunale. Ai ju bëri apel të ndalohet me këtë vandalizëm.

Të gjitha rastet e djegies së kontejnerëve janë denoncuar deri tek organet kompetente dhe do të ndërmerren masa për të dënuar shkaktuesit./Telegrafi/

74477964 497109987545651 2594716140106153984 n

74835937 498377564223330 3458363381054963712 n

76765541 437400020523553 1454071258349043712 n