Dieta mesdhetare dhe parandalimi i diabetit tip 2 te femrat

Dieta mesdhetare nuk është thjesht në modë, por është një mënyrë jetese. Regjimi ushqimor që përqendrohet tek frutat, perimet, drithërat dhe proteinat mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut për disa sëmundje kronike.
Indeksi i ulët glikemik, tek ushqimet me fibra të tretshme si frutat, perimet, arrat, farat dhe bishtajoret janë konsideruar prej kohësh çelësi i menaxhimit të sheqerit në gjak.
Ky indeks mat efektin e ushqimit në nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak. Ushqimet mund të grupohen në: kategori me indeks glikemik të ulët, të moderuar dhe të lartë.
Ato me indeks të lartë glikemike, rezultojnë në rritje më të shpejtë të insulinës dhe sheqerit në gjak. Ndërsa grupi që përfshin produktet me indeks të ulët glikemik, ndihmojnë në menaxhimin e sheqerit në gjak, kryesisht për shkak të përmbajtjes së fibrave të tretshme.

Studime të ndryshme listojnë këshillat e mëposhtme:
Drithërat, arrat, farat, pemët dhe perimet, janë mundësitë më të mira për të parandaluar ose për të menaxhuar diabetin e tipit 2. Zgjedhja e ushqimeve me fibra bimore ( që kanë indeks të ulët glikemik), të tilla si patatet e ëmbla, elbi, kinoa dhe tërshëra janë shumë të dobishme për të parandaluar diabetin por edhe njerëzit me diabet. Dieta mesdhetare ka elementë shumë të shëndetshëm, siç është vaji i ullirit, i cili zëvendëson mjaft mirë vajrat dhe yndyrat e tjera të dëmshme si gjalpi dhe margarina.
Gjithashtu avokadot, arrat dhe peshqit janë disa nga ushqimet karakteristike të kësaj diete, ta pasura me yndyra të shëndetshme. Ndërsa kur bëhet fjalë për proteinat shtazore, këshillohet konsumi i peshkut të paktën dy herë në javë dhe marrja e proteinave të tjera shtazore nga mishi i pulës, vezët dhe produktet e qumështit disa herë gjatë javës. Një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, tregoi se ato gra që në regjimin e tyre ushqimor kishin përfshirë ushqime nga dieta mesdhetare ishin më pak të prira për të zhvilluar diabet të tipit dy. Megjithatë studiuesit shpjegojnë se edhe pse ushqimi luan një rol kyç në shëndetit tonë, duhet të kalojë një kohë e konsiderueshme që ju të shihni përfitimet shëndetësore prej tij./AgroWeb/TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit