Specat e djegës tani janë në qendër të vëmendjes tek doktorët, për shkak të përfitimeve shëndetësore që i kanë në shëndetin e përgjithshëm si dhe procesin e humbjes së peshës, e krejt kjo falë përbërësit të vet natyral të quajtur capsaicin.

Kjo substancë funksionon në mënyra të ndryshme dhe garanton djegien e shpejt të dhjamit, pa e cenuar sigurinë shëndetësore, transmeton Telegrafi.


Ditëve të sotme, përpos specave djegës, edhe limonët kanë marrë famë për përfitimet që i sjellin në procesin e humbjes së kileve të tepërta.

Përbërësit:

- Dy lugë gjelle lëng limoni

- Një lugë gjelle shurup panje

- Një lugë gjelle speca të djegës

- Një lugë gjelle xhenxhefil

- 300 ml ujë

Të gjithë përbërësit i përzieni në blender derisa pija të jetë gati.

Pijen e fituar nga këta përbërës e konsumoni në mbrëmje para se të shkoni në gjumë. /Telegrafi/