LAJMI I FUNDIT:

Diaspora shqiptare mblidhet në Prekaz me 1 gusht, organizohet manifestimi “Dita e Diasporës”

Diaspora shqiptare mblidhet në Prekaz me 1 gusht, organizohet manifestimi “Dita e Diasporës”

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS),  Dardan Gashi ka vizituar sot komunën e Skenderajt, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Bekim Jashari.

Mes tjerash gjatë këtij takimi u diskutua më konkretisht për manifestimin “Dita e Diasporës”, manifestim që ka filluar nga viti 2013, dhe është mbajtur tradicionalisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Kështu thuhet në njoftimin për media të MDIS.


Më tutje në këtë komunikatë njoftohet se edhe këtë vit ministri Gashi dhe kryetari Jashari, u dakorduan që gjatë datës 1 gusht, tradicionalisht të organizohen homazhe tek varrezat e familjes Jashari për bashkatdhetarët, organizim i përbashkët mes përfaqësuesve të familjes Jashari, Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

“Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën nga Shqipëria,  Pandeli Majkos i dhe personalitete të tjera nga jeta politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ndryshe, data 2 gusht në Kosovë është e rregulluar me Ligjin mbi Diasporën, dhe shënon ditën e Diasporës. Gjatë dy ditëve, Ministria e Diasporës në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, organizon aktivitete të shumta dhe ndër të tjera t ndan çmime për Mërgimtarin e Vitit si dhe çmimin për gazetarin /storien e vitit për Diasporën. Gjatë ditëve në vijim, MDIS do të publikojë edhe kalendarin e aktiviteteve për këto dy ditë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori