Nesër, dyert e Kuvendit të Kosovës do të hapen për të pritur diasporën në një seancë pune.
Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë me deputetët për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat e tyre.
Kryeparlamentari Kadri Veseli do të moderojë seancën e punës dhe do të bëjë hapjen e saj para se t’ia japë fjalën profesionistëve të fushave të ndryshme të diasporës shqiptare, për t’iu dëgjuar zëri rreth temave të ndryshme që lidhen me të drejtat politike, shoqërore e ekonomike.
Richard Lukaj, drejtor ekzekutiv i “Bank Street Group” në Nju Jork do të flasë për investimet strategjike dhe edukimin, Brikena Muharremi, avokate dhe anëtare e bordit Germin si dhe udhëheqëse e shoqatës së avokatëve shqiptaro-britanik në Londër të Britanisë së Madhe, do të flas për qasjen institucionale në të drejtën e diasporës për votë.
Po ashtu nga një fjalë do të mbajnë edhe Mark Kosmo, anëtar i bordit Germin dhe udhëheqës i MAASBESA në Boston, Lulzim Syla nga NRW në Gjermani, Indira Kartallozi, nga Antverpen në Belgjikë dhe Hilmi Gashi.
Pas përfundimit të mbledhjes kushtuar diasporës, pjesëmarrësit e konferencës do të jenë pjesë e katër mbledhjeve të ndara nëpër komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Nga të gjitha sesionet e punës përfaqësuesit e diasporës së bashku me deputetët do të dalin me rekomandime për mënyrën e përfshirjes së diasporës në krijimin e politikave që avancojnë situatën e diasporës dhe shoqërisë së vendeve të tyre të origjinës.
Vendi: Salla plenare e Kuvendit – Koha: 10:00
Fjalim hyrës: Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Fjalim: Behar Xharra, Drejtor Ekzekutiv, Germin
Fjalime nga kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Fjalime nga gjashtë pjesëmarrës nga diaspora:
Brikena Muharremi, avokate dhe anëtare e bordit të Germin, si dhe udhëheqëse e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanik, Londër,Britani e Madhe (Qasja Institucionale për të Drejtën e Votës);
Richard Lukaj, Drejtor Ekzekutiv, Bank Street Group, Konsull nderi për Shqipërinë dhe anëtar i Bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë, New York, SHBA (Investimet Strategjike dhe Edukimi);
Lazim Destani, Drejtor Gjeneral i Ecolog International (Filantropia dhe Investimet kapitale);
Mark Kosmo, anëtar i bordit të Germin dhe udhëheqës i Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Massachusetts BESA, Boston, SHBA (Angazhimi i Diasporës, roli Institucional dhe Filantropia);
Indira Kartallozi, Kaleidoscope Futures Lab, anëtare e Bordit të Germin, Antwerp, Belgjikë (Ndërmarrësia dhe Ndërmarrjet shoqërore);
Hilmi Gashi, anëtar i bordit të Germin, bashkëkryesues i UNIA për Rajonin Berner Oberland, Bern, Zvicër (Migrimi qarkor dhe transferimi i njohurive);
Lulzim Syla, Elen Group, NRW, Gjermani (Politikat Ekonomike dhe Zhvillimi Lokal).
Puna në katër komisione parlamentare – 13:00 – 15:30
13:00 – 15:00, Salla N10, Takimi i Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike
13:00 – 15:00, Salla N204, Takimi i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi
13:00 – 15:00, Salla N302, Takimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
13:00 – 15:00 Salla, N 303, Takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Instituti ATOMI hap thirrjen për aplikimin për Garën Ndërkombëtare të Matematikes ‘Kangaroo 2025’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/atomi-380x233.jpg)
Instituti ATOMI hap thirrjen për aplikimin për Garën Ndërkombëtare të Matematikes ‘Kangaroo 2025’
![Incident në Spitalin e Dibrës: Drejtoresha godet punonjësin pas një konflikti verbal](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/02/policia-e-shtetit-380x233.png)
Incident në Spitalin e Dibrës: Drejtoresha godet punonjësin pas një konflikti verbal
![Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-380x233.jpg)
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJKKO-780x439.jpg)
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re